Makina përplas për vdekje kalimtaren, shkak shpejtësia
TIRANE-Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një të moshuare është shënuar mëngjesin e sotëem në Tiranë, në zonën e Bathores. Policia e Tiranës bëri të ditur se shtetasja Katerina Kolgjoka e moshës 60 vjec, është përplasur për vdekje nga një automjet tip furgon që drejtohej nga 24 vjecari Bujar Islamaj. Policia e cila mbërriti menjehere ne vendgjarje tha se shkak i aksidentit eshte shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor nga ana e drejuesit të mjetit i cili ecte me shpejtësi mbi normat e lejuara. Menjëhere pas aksidentit Islamaj është shoqëruar në komisariatin numër 5. (d.b/BalkanWeb)