E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamëz, 18 vjecari masakron me thika 22-vjeçarin: Me ngacmoi motren

TIRANE -Një 22-vjeçar është qëlluar për vdekje me thika, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar, tre vjet më të ri në moshë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 18:20 të mbrëmjes së djeshme pranë shkollës së mesme të Agrobiznesit, dhe jo më larg se 15-20 metra nga vendi ku të shtunën u ekzekutua me pistoletë atleti Hasan Rakipi, ish-shofer i ish-shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë, Aleks Andoni. Burimet policore thanë se pas arrestimit, Bukurosh Muçeku 18 vjeç, do të deklaronte se vrasjen e kishte kryer pasi viktima Bert Dishmena i kishte ngacmuar më parë të motrën. Policia e ka klasifikuar ngjarjen si vrasje me dashje, akuzë me të cilën ndodhet i siguruar në ambientet e izolimit Muçe-ku. Dishmena kishte ndërruar jetë pasi kishte shkuar në spitalin Ushtarak, si pasojë e plagëve të rënda, të marra me thika. Dëshmia "Nuk e morëm vesh si ndodhi. Brenda pak minu-tash janë mbledhur dy grupe gjimnazistësh që vinin nga dy rrugicat që lidhin rrugën tonë me rrugën kryesore të Kamzës. Janë përleshur me njëri-tjetrin, dhe aty pamë njërin prej tyre që po ecte zvarrë. Ka ecur nja 50-60 metra në këtë mënyrë derisa është rrëzuar. Këtu e morën ca të njohur të tij me fuoristradë për ta çuar në spital", - është shprehur për Gazetën një prej banoreve të lagjes që ndodhet në zonën e fushës së stërvitjes së ekipit kombëtar, ku ndodhi dhe krimi. Policia "Autori me viktimën ishin grindur edhe një herë më parë dje, në orët e paradites", - ka thënë për Gazetën një nga oficerët e komisariatit numër 5 të Policisë së Tiranës, i cili nuk pranoi të prononcohej me emër. Sipas tij, Muçeku me Dishmena janë takuar sërish në një qendër interneti bashkë në mbrëmje dhe kaq ka mjaftuar që ata të ziheshin përsëri. Pasi kanë dalë nga qendra, të shoqëruar edhe nga shokë të tyre, Muçeku me Dishmenën janë zënë sërish. Këtë herë Muçeku ka pasur një thikë me vete, me të cilën ka qëlluar për vdekje kundërshtarin. Policia ka arrestuar brenda 2-3 orësh nga ngjarja autorin e dyshuar, i cili mësohet se ka pranuar edhe autorësinë e krimit. (d.b/GSH//BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›