Makina përplaset me pemën në Korçë-Pogradec, dy të plagosur rëndë
Korçë- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e vona të natës në aksion Korçë-Pogradec, ku kanë mbetur të plagosur rëndë dy pesona.
Policia tha se makinë është përplasur me një pemë pranë urës së Bulgarecit.
Mësohet se kanë qenë forcat zjarrëfikëse që kanë bërë nxjerrjen e dy të plagosurve Armando Larti dhe dhe Dorian Avxhiu 22 dhe 23 vjeç banues të fshatit Bulgarec nga automjeti, i dëmtuar rëndë nga përplasja e fuqishme.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën trajtimin intensive të bluzave të bardha. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.