E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lumturimi i Nene Terezes nisin punimet per Rrugen e Paqes ne Tirane

Presidenti i republikes Prof. Dr. Bamir Topi do te inauguroje sot nisjen e punes ne Rruga e Milleniumit per Paqen. Nje projekt simbolik ky qe do te marre jete ne pervjetorin e shtate te Lumturimit te Nene Terezes. Ne kete iniciative jane ftuar te ndajne mesazhin e paqes udheheqes nga e gjithe bota pasi Rruga e Paqes eshte nisma per nje rruge te formuar nga gure te mbishkruar nga personalitete nga e gjithe bota. Shume personalitete boterore te ftuar nga Presidenti i Republikes ne kete projekt simbolik e domethenes per paqen kane derguar gure nga vendet e tyre per tu vendosur pergjate rruges ne fazen peruruese te ketij projekti prej kater kilometrash e cila eshte vendosur ne hyrje te Liqenit Artificial nga ana e Gardes. Projekti i rruges eshte nje ide e Qendres se Rruges per Paqen e themeluar ne Tirane ne vitin 2008 nga Gianfranco Costa dhe Merita Profka ne bashkepunim me Qendren Nderkombetare te Paqes midis Popujve ne Assisi-Itali themeluar po nga Costa.

Projekti Rruga e Milleniumit per Paqen eshte paralajmeruar nga Presidenti Topi me 26 gusht te ketij viti gjate nje aktiviteti te zhvilluar ne Presidence ne kuader te 100 vjetorit te lindjes se Nene Terezes me pjesemarrjen e Kryetarit te Bashkise Z. Edi Rama i angazhuar ne pershtatjen dhe zbatimin e projektit te Rruges. Ne ceremonine inauguruese te segmentit te pare te rruges sot ora 1100 jane ftuar te marrin pjese drejtuesit me te larte te shtetit te institucioneve te pavarura te kultures i gjithe Trupi Diplomatik Misionaret e Dashurise Motrat e Nene Terezes drejtues te komuniteteve fetare e organizatave te ndryshme vendase e te huaja. Gjate ceremonise se sotme Presidenti Topi do te vendose gurin e pare ne emer te Republikes se Shqiperise. Ne kete faze te pare te pare te projektit do te vendosen guret e mberritur nga 28 shtete te botes Estoni Ceki Slloveni Itali Kroaci Sllovaki Qipro Portugali Nigeri Peru Liban Bahrein Ekuador Kazakistan Lituani Rumani Turqi Bangladesh Panama Vatikan Letoni Egjipt Kosove Austri Gjermani Zvicer Hungari e Maqedoni. Te tjere do te mberrijne ne te ardhmen per te plotesuar kater kilometrat e kesaj rruge te Paqes. Mbi guret secili shtet ka gdhendur emrin e Presidentit te vet dhe emrin e shtetit.

100 vjet nga lindja e Nene Terezes

E lindur ne Shkup si Gonxhe Bojaxhiu vajza e nje tregtari shqiptar Nene Tereza u rrit dhe u edukua ne shtepine e saj ne fryme katolike. Ne moshen 17 vjecare ajo largohet nga vendlindja e saj dhe shkon ne Irlande per te hyre ne Institutin e se Lumes Zoje qe njihej ndryshe me emrin Motrat e Loretos. Ne dhjetor te vitit 1928 udheton per here te pare per ne Indi dhe vendoset ne Kalkute.


shte dashuria e embel e Zotit... Ai e don secilin prej nesh ai i di emrat tane dhe ai kujdeset per ne me shume se sa per lulet livadhet dhe te gjitha bukurite natyrore.


Ne maj te viti 1931 Moter Tereza dergohet ne bashkesine e Loretos ku jep mesim ne shkollen St. Mary per vajza nje shkolle katolike ne Kalkute.


Thirrja e re


Gjate nje rrugetimi te gjate me tren ne shtator te 1946-es nga Kalkuta ne Darjeeling ajo ndjeu frymezimin e ri pranoi thirrjen e Zotit. Misioni i saj ishte ti ndihmonte me te varferit e te varferve dhe tiu qendroj atyre prane. E bindur se ne secilin njeri te varfer jeton Jezu Krishti ne vitin 1948 me lejen e Papa Piut te XII-te ajo veshi per here te pare sarin e bardhe me anet blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit te Loretos per te hyre ne boten e te varferve. Dy vite me vone ne vitin 1950 Kongregata e re e Misionareve te Bamiresise njihet dhe pranohet edhe nga Vatikani.


Perkushtimi per te varfrit e Kalkutes


Ne Kalkute motra ende e re Tereza kishte pare tek vdisnin me dhjetera te varfer. Ajo gjen ne trotuar nje grua te lenduar e cila po jepte shpirt me kembet e brejtura nga minjte. Pak me vone gruaja e lenduar vdes pasi qe personeli i nje spitali ne afersi refuzon ta mjekoje ate. Nga ky moment Moter Tereza vendos qe mos te lere askend qe te vdese i vetem.


Ajo vendos qe te themeloj nje shtepi per ata qe ndodhen ne prag te vdekjes dhe te perkujdeset per ata. Administrata e qytetit ne Kalkute i lejon asaj qe te shfyrtezoj nje ndertese te boshatisur e cila ndodhej prane Tempullit Kali ne lagjen Kalighat. Kali eshte perendesha e vdekjes dhe me e respektuara ne Indi. Per te besohet se ka pushtet qe te jape dhe te shkaterroje jete. Ne vitin 1952 ketu fillon punen Shtepia Pritese e te semureve te pasherueshem Kalighati apo Nirmal Hriday sic e quante Nena Tereze. Murgesha te aferm apo miqe sillnin njerezit ne nevoje aty. Njerez vullnetare murgesha dhe murgje i lanin dhe ushqenin ata. Qe atehere ditet e fundit te jetes aty i kane kaluar me shume se 40 mije njerez.



Vdekja eshte zhvillimi me i larte i jetes njerezore. Nese nje njeri vdes ne paqe me Zotin atehere ai ka arritur zhvillimin me te larte thoshte Nene Tereza.


Ndihmat nga perendimi mberrijne


Nga vendet perendimore shume shpejt filluan te arrijne ndihma bujare per punen e saj me njerezit ne nevoje. Megjithate Nene Tereza nuk e konsideroi veten asnjehere si nje punetore sociale. Ajo vepronte vetem ne emer te fese vecanerisht ne kuptimin e Jezu Krishtit dhe kembengulte shpesh se Puna nuk eshte misioni eshte lutja.


Pas Kalighatit Nena Tereze themelon shtepi te tjera per te ndihmuar njerezite e varfer. Ne Kalkute ku miliona njerez jetonin ne lagjet e varfera dhe mbi 500 mije njerez flinin ne rruge kjo ndihme ishte vetem nje pike uji ne det. Megjithate Nene Tereza ia kushtoi jeten e saj me te varferve ne mesin e te varferve dhe ndihmoi njerez te panumert. Ajo cmohej shume ne arenen nderkombetare dhe ne vitin 1979 nderohet me mimin Nobel per Paqe.


Kritikat kunder Nene Terezes


Megjithate ajo dhe misioni i saj jane kritikuar shpesh. Se pari per shkak se ajo nuk ishte e perpiket ne administrimin e donacioneve. Se dyti per shkak se ajo takohej me diktatore si per shembull me haitianin Francois Duvalier. Dhe perfundimisht per shkak se ajo refuzonte qe njerezve qe vuanin tiu jepte medikamente per zbutjen e dhimbjeve. Shkrimtari amerikan Christopher Hitchins e ka quajtur ate si Hells Angel - Engjelli i Ferrit.


Por Nene Terezes nuk i linin shume pershtypje mendimet e kritikeve. Feja ishte jeta e saj do njeri vuan ne kete bote. Pikerisht kjo vuajtje duhet te shfrytezohet ne shpirtin e drejte ne menyre qe ajo te kthehet ne dashuri per Jezu Krishtin. Para se gjithash sot kur sundon kaq shume mekat.


Nderkohe ne Kongregaten e saj jane inkuadruar ne mbare boten mbi 4.000 murgesha. Ne 130 vende te ndryshme te botes veprojne rreth 600 shtepi te Misionareve te Bamiresise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›