Makina rreshket nga ngrica, plagosen 6 pasagjerët
ELBASAN-Një aksident i rëndë automobilistik me bilancin 6 të plagosur është shënuar sot paradite në aksin Librazhd- Elbasan në vendin e quajtur Babje. Sot paradite një makinë tip fuoristrade me targa italiane BC860J pasi u përplas me një bordurë, ka dale nga rruga, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 6 personat që udhetonin në të. Policia bëri të ditur emrat e tyre, të cilët janë, Naze, Sokrat e Ylvi Salla si dhe Diana Elli, Olgerta Lila e Ylli Bego. Të plagosurit janë dërgua menjehërë në spitalin rajonal të Elbasanit, ku burime nga ky spital konfirmuan se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Shkak sipas policisë mendohen të kenë qënë ngricat në rrugë dhe shpejtësia me të cilën udhëtonte automjeti. Dyshohet se fillimisht makina ka shkitur si pasojë e ngricës është përplasur me bordurën dhe më pas ka dalë nga rruga duke plagosur gjashtë pasagjerët. Vazhdojnë hetimet për të zbardhur të gjtiha shkaqet e aksidentit të rëndë. (d.b/BalkanWeb)