Itali, një shqiptar i infektuar me virusin AH1N1
SAVONA- Një shqiptar 31 vjecar me banim në Savona, prej disa ditësh ndodhet i shtruar në terapi intensive në repartin e reanimacionit në spitalin San Martino të Gjenovas.31 vjecarit i janë konstatuar simptomat e sëmundjes virale (temperaturë të lartë dhe probleme të rënda të frymëmarrjes). Mjekët thonë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk vuante nga sëmundje të tjera patologjike. Ky është rasti i parë në Liguria me AH1N1 në gjëndje të rënduar, por që nuk hyn në kategorinë e konsideruar rrezik. Media italiane bën të ditur se gjëndja shëndetësore e shqiptarit po mbahet në monitorim mjekësor.Në Savona pandemia shkaktoi vetëm një viktimë në nëntor të vitit të kaluar. Drejtoria e shërbimit shëndetësor të kësaj zone bëri të ditur se situata është nën kontroll, për vetë faktin se në spitalin San Martino, nuk ka të shtruar të tjerë me virusin AH1N1(s.g/BalkanWeb)