Makinat, Kushtetuesja pezullon ligjin
Rozeta Rapushi
Gjykata Kushtetuese, pezullon ligjin e miratuar bujshem nga mazhoranca ne Kuvend, per heqjen e makinave dhe shofereve te zyrtareve te larte te shtetit, si dhe disa nepunesve. Te mbledhur diten e djeshme, gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese pezulluan kater nene te ligjit, deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar. Nene qe kane te bejne vetem me vendimin e marre nga Kuvendi, per heqjen e makinave dhe shofereve, per gjyqtaret e Gjykates se Larte, asaj Kushtetuese si dhe kryetarit te Gjykates se Shkalles se Pare dhe Gjykates se Apelit. Ky vendim, u mor menjehere pas ankeses se bere me hyrjen ne fuqi te ligjit, nga Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise. "Ne perfundim te shqyrtimit te ceshtjes, mbledhja e gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, duke cmuar se zbatimi i menjehershem i dispozitave te ligjit objekt shqyrtimi, mund te sjelle pasoja te pariparueshme per institucionet gjyqesore, vendosi te urdheroje pezullimin e zbatimit te nenit 2, pika 1 dhe 2, nenit 3, 4 dhe 6 te ligjit "Per rregullimin e sherbimit te transportit per funksionaret publike dhe nepunesit civil", per sa i perket pikave 17 dhe 19 te lidhjes nr. 2, bashkelidhur ligjit, derisa vendimi perfundimtar i Gjykates Kushtetuese te hyje ne fuqi", vendosi dje Kushtetuesja. Ne kete menyre, me vendim te gjykates, deri sa anetaret e Gjykates Kushtetuese do te marrin nje vendim, anetaret e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese, do te mbajne si makinat ashtu edhe shoferet. Po keshtu edhe kryetari i Gjykates se Shkalles se Pare dhe kryetari i Gjykates se Apelit. Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise, ishte ai qe beri ankesen kohe me pare, per te pezulluar keto nene te ligjit. Sipas tyre, keto nene duhet te mos zbatohen, pasi do te kene efekte ndaj pushtetit gjyqesor. Nuk dihet ende se kur do te marre vendim Gjykata Kushtetuese, per t'i shpallur apo jo antikushtetues nenet, por ato jane te pezulluara deri ne marrjen e nje vendimi. Ligji u miratua me shumice votash rreth nje muaj me pare, vetem me votat e mazhorances.
Nenet qe pezullohen nga Gjykata Kushtetuese
Neni 2/1
Kategorite e perfituesve nga ky ligj jane:
Kategoria e pare, ku perfshihen te gjithe funksionaret publike, te cileve u caktohen automjete dhe shofer, ne dispozicion te perhershem, shpenzimet e te cileve perballohen nga buxheti i institucionit perkates. Pergjegjes per mirembajtjen e automjeteve jane, sipas rregullave ne fuqi, drejtuesit, te cilet e kane ne ngarkim automjetin.
Kategoria e dyte, ku perfshihen, te gjithe funksionaret e percaktuar ne lidhjen 2, 3 te ketij ligji dhe jane pjese perberese te tij, te cileve u caktohet nje perfitim financiar mujor, sipas vleres se percaktuar per sherbime transporti ne permbushje te detyrave te tyre funksionale. Masa e perfitimit mujor per cdo deputet, miratohet me vendim te Kuvendit, ne baze te distances me zonen qe ai perfaqeson, por, ne nivelin mesatar, kjo mase nuk mund te jete me shume se 45.000 leke ne muaj.
Nenin 3
Kompensimi per perdorim vetjak te mjeteve publike
Funksionaret publike, te klasifikuar ne kategorine e pare qe kane te drejte te perdorin mjetet, nese deshirojne ti perdorin ato edhe per qellime qe nuk lidhen me funksionin apo detyren qe ushtrojne, si ne ditet e lejes se pushimit vjetor, fundjava apo festa zyrtare, duhet te derdhin ne drejtorine e pergjithshme te financave tek institucionet qe perfaqesojne, shumen prej 50.000 lekesh ne vit.
Neni 4
Perjashtimi nga perdorimi i automjeteve te institucionit
Personat qe do te trajtohen sipas nenit 2, pika 2 dhe 3, nuk mund te trajtohen me sherbimin e ofruar sipas pikes 5 te nenit 2.
Neni 6
Automjetet ne dispozicion te institucioneve
Numri i automjeteve ne dispozicion te cdo ministrie, institucioni qendror apo dhe te varesise, percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave.