Rama: Berisha, hapim bashke kutite
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka reaguar dje ndaj deklaratave te kryeministrit Berisha, se do t'i shkule me daren e ligjit dhembe e dhemballe aleances punisto-mafioze, duke i cilesuar si endrra enveriane. Permes nje komunikimi me mediat, kryesocialisti deklaroi se Enver Hoxha thoshte rendom, do t'u shkulim dhembe e dhemballe armiqve te revolucionit. "Nje kryeminister qe sot ne mes te Evropes enderron daren ne dore, per te shkulur dhembet e dhemballet e opozites, madje as nuk e fsheh kete enderr te dhunshme enveriane, eshte nje turp i madh per vendin e tij, per popullin e tij, per vete Evropen", reagoi Rama. Duke iu drejtuar kryeministrit, lideri i selise roze, i beri thirrje qe te qetesohet, te hape kutite e votimit dhe te bejne sebashku hetimin e plote transparent te zgjedhjeve te 28 qershorit dhe te hapin te gjithe bashke nje kapitull te ri, duke e cliruar Parlamentin nga pesha e rende e mekatit te zgjedhjeve te vjedhura. "Ne qofte se ka vertet vullnet per t'i shkulur ato, i duhet te shkule ministrat e tij nga karriget e tyre, duke filluar nga zevendesi i vet, pastaj i duhet te shkule familjen e tij prej poshte tavolines se qeverise dhe ne qofte se do me gjithe mend ta coje deri ne dhemballen e fundit, kete operacion te dhimbshem, i duhet te shkule vetveten nga karrigia e kryeministrit", komentoi deklaratat e Berishes, kreu i partise te madhe ne opozite. Sipas tij, mjafton vetem fjalia e Kryeministrit per te kuptuar se ku ka rene niveli i demokracise dhe i qeverisjes ne Shqiperi. "Kur shqiptaret kurajoze kapercyen muret e ambasadave diktatura komuniste e Ramiz Alise e Sali Berishes, organizoi nje miting gjigant me lista nepunesish e punetoresh te shtetit per te treguar se popullin e kishte me vete", deklaroi kryesocialisti. Sipas tij, te njejten gje bene edhe diktaturat e tjera komuniste ne Lindje, kur qytetare protestues nisen te kerkonin liri e demokraci. Me tej, ai nenvizoi se "antimitingje te stermedha shteterore, u organizuan per te nenshtruar psikologjikisht popullin protestues, duke bere ne fakt efektin e kundert. Eshte e kote, nuk ka aheng shteteror qe e mbulon krizen e rende te demokracise, te shtetit te se drejtes, te ekonomise se familjeve shqiptare ne Shqiperine e sotme dhe as antimiting ne mbeshtetje te qeverise qe e lekund, bindjen perdite e me te thelle te shqiptareve, se ky pushtet i dale nga vota e tyre e vjedhur sjell vetem rrenim te perditshem, per shtetin e per ekonomine e tyre", vleresoi kryetari i PS. Rama perseriti gjithashtu thirrjen e socialisteve per reflektim, per hetim te zgjedhjeve, per transparencen e kutive te votimit. Njekohesisht ai shprehur vendosmerine me shume se kurre per ta cuar perpara kete beteje me forcen e arsyes, jo me arsyen e forces. Ne fund te fjales se tij, kryesocialisti kerkoi shpjegimin e prokurorise lidhur me mosmarrjen, te hapit per te hetuar baterdine qe po ndodh ne rrugen Durres-Kukes.