Aldo Bare, zbret ne Rinas i lidhur me zinxhire
Me nje pamje te ndryshme nga fotot e publikuara, i veshur thjesht dhe me nje trikuart te zeze, ka zbritur nga nje avion special carter, i lidhur me zinxhire ne kembe dhe pranga ne duar, 44-vjecari Aldo Bare, i njohur si kreu i "Bandes se Lushnjes".
Tirane-Ne oren 10:00 te mengjesit te djeshem, nje avion carter i nisur nga Ankaraja ka prekur token shqiptare ne aeroportin e Rinasit "Nene Tereza". I gjithe aeroporti brenda dhe jashte, ishte blinduar nga forca speciale te policise te veshura me antiplumb dhe kapuc te zinj ne koke. Drejtuesit me te larte te Policise se Shtetit dhe Drejtorise se Burgjeve, kishin mberritur me urgjence ne aeroport. Rruga Tirane-Rinas, gjithashtu ishte nen nje kontroll te rrepte policor. Kureshtja u shua. Dera e avionit eshte hapur dhe nga shkallet e tij, i rrethuar nga police speciale dhe i prangosur duar e kembe, ka zbritur nje nga emrat me te lakuar te botes se krimit ne Shqiperi, Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare. Me nje pamje te ndryshme nga fotot e publikuara, i veshur thjesht dhe me nje trikuart te zeze, hapat e shkurter te 44-vjecarit Bare, per shkak te lidhjes me zinxhire, jane ndalur per disa minuta ne Komisariatin e Rinasit. Kreu i "Bandes se Lushnjes", qe mbante emrin e tij, i eshte nenshtruar nje procedure te zakonshme pyetjesh ne komisariat. Burime jo zyrtare bene te ditur se edhe ketu, ashtu sikurse ne momentin e arrestimit ne Turqi, Alfred Shkurti, eshte paraqitur me emrin Mikel Kodra. I shume kerkuari prej me se 10 vjetesh nga drejtesia shqiptare, i rrethuar nga dhjetera forca policie, eshte futur ne nje autoblinde te policise dhe ne autokolone, eshte sjelle drejt Tiranes. E gjithe rruga Rinas-Tiranes eshte bllokuar, gjate gjithe kohes se transportimit te tij. Blinda e tij e shoqeruar nga eskorta e policise, eshte ndalur ne qelite e paraburgimit 313 ne Tirane. Ekstradimi i te kerkuarit per me shume se 20 vrasje, te nisura pas vitit 1997, u mbajt sekret nga policia deri ne momentin qe kemba e tij preku token ne Rinas, kjo per shkak te hasmerive te vjetra qe mbajne per autor emrin e tij.
Arrestimi ne Turqi
Aldo Bare, me emrin e tij te vertete Alfred Shkurti, u arrestua ne Ankara ne 25 mars 2006, pas nje urdher-arresti nderkombetar te leshuar ndaj tij, ne nje kohe qe strehohej ne Turqi me identitetin e rreme Mikel Kodra, duke u prezantuar si shqiptaro-maqedonas. Ne oren 06:00 te mengjesit te dates 25 mars, policia turke e Ankarase, ka vene ne pranga super te kerkuarin, i maskuar ne nje pasaporte false maqedonase me emrin Mikel Kodra. Kerkimi per Aldo Baren nisi, pasi policia shqiptare arriti te godiste me sukses anetare te rendesishem te bandes se tij kriminale, qe jetonin ende ne Shqiperi. Arrestimi i Aldo Bares, i njohur per krimet e panumerta te tij dhe bandes qe drejtonte, u be pas nje bashkepunimi te ngushte te policise shqiptare dhe policise turke, si dhe nje numer policish te vendeve te tjera. Aldo Bare maskohej duke perdorur pasaporta te falsifikuara nen emrat Mikel Kodra dhe Artur Sallabanda dhe levizte lirshem ne Maqedoni-Rumani- Bullgari dhe me se fundi dhe ne Turqi.
Kerkimi nga drejtesia italiane
Por vec Shqiperise, Bare kerkohej nga drejtesia italiane si kreu i rrjetit te trafikut te heroines dhe kokaines nga Turqia ne Itali. Hetuesit e Antimafies se Torinos dhe Sherbimit Sekret Ushtarak te Italise (SISMI), kishin mbledhur te dhena se kreu i ketij rrjeti, ishte Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare. Operacioni i policise italiane ne vitin 2006, perfundoi me arrestimin e Enver Dondollakut, krahu i djathte i Bares, i cili pranoi te bashkepunoje me drejtesine, duke treguar trafikun e droges nga "kapoja" i tij. Ky i fundit, sipas hetimeve italiane, ka pasur si garanci per trafikun nderkombetar te droges edhe disa politikane.
Kerkesa per ekstradim
Ekstradimi i Aldo Bares dje nga Turqia drejt Shqiperise, nuk ka qene i lehte. Ne seancat gjyqesore te zhvilluara ne shtetin turk, nepermjet avokatit te tij mbrojtes, Bare kerkoi te ekstradohej ne Itali, duke mos pranuar kerkesen e pales shqiptare. Ne Gjykaten e Larte turke, avokati i tij turk, i parashtroi gjykates disa dokumente qe i referohen deklaratave te politikes shqiptare, duke e akuzuar per dhjetera ngjarje kriminale. Aldo Bare ka kembengulur te mos ekstradohej ne Shqiperi, pasi aty i rrezikohej jeta. Avokati mbrojtes i tij, ka pretenduar se gjykimi i tij ne Shqiperi, do te shoqerohej nga nje proces politik. Por drejtuesit e Policise se Shtetit, me shume se nje here kane kembengulur duke i kerkuar homologeve turq, ekstradimin e Bares. E tille ka qene edhe kerkesa e ish-Drejtori te Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, drejtuar homologut te tij turk.
Operacioni
Ekstradimi i te kerkuarit per me shume se 20 vrasje, te nisura pas vitit 1997, u mbajt sekret nga policia deri ne momentin qe kemba e tij preku token, ne Rinas. Kjo per shkak te hasmerive te vjetra qe mbajne per autor emrin e tij.
Aldo Bare, nga polic special ne kapobanden e Lushnjes
Alfred Shkurti, ose Aldo Bare ka lindur 28 shkurt te vitit 1965 ne Lushnje. Deri ne vitin 1992, ai ka qene nje nga efektivet me te mire te Repartit Special 326. Banesa e tij, ndodhej ngjitur me Komisariatin e Policise Lushnje. Deri ne vitin 1992, ai ka qene polic ne repartin e Nderhyrjes se Shpejte ne Durres. Ne vitin 1993 u largua per ne Greqi, per shkak se ka qene i dyshuar ne vrasjen e nje personi ne kete qytet, por qe nuk u arrit te provohej ligjerisht. Me pas kalon ne Itali, deri ne vitin 1997, kohe ne te cilen kthehet ne Lushnje. Emri i tij del ne skene pas veres se vitit 1997. Pas nje sherri mes Aldo Bares (Alfred Shkurti) dhe Artur Dajes, Bare qellon ndaj Dajes duke e plagosur, por nga shkembimi i zjarrit vritet vellai i Bares, Ramadan Shkurti. Trupi i tij u mbajt peng per nje kohe te gjate nga Artur Daja. Per t'u hakmarre per vellane e tij, Alfred Shkurti, vendos te krijoje "Banden e Lushnjes", krimet e se ciles do te mbanin vulen e tij, i njohur me emrin e ndryshuar Aldo Bare.