E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makinat elektrike. A jane amerikanet gati

Te shqetesuar per rritjen e cmimeve te benzines dhe efektin e karburanteve mbi klimen amerikanet po e kthejne veshtrimin nga automobilet qe perdorin energjine e paster. Prodhuesit e makinave po i pergjigjen rritjes se interesit te konsumatoreve si dhe thirrjeve te administrates duke hedhur ne treg makina te reja qe furnizohen me energji elektrike.

Ne fjalimin per gjendjen e vendit qe mbajti ne janar Presidenti Barak Obama i beri thirrje industrise se automobileve qe te hyje ne rrugen e prodhimit te makinave elektrike.

Duke bere me shume kerkime dhe me me shume stimuj ne mund te shkeputemi nga varesia e naftes dhe te behemi vendi i pare me 1 milion automjete elektrike ne rruge deri ne vitin 2015.

Ky mesazh gjeti jehone ne sallat e medha te panairit te automobileve qe u hap kohet e fundit ne kryeqytetin amerikan. Ne panair u paraqiten makina te shumta te vendit dhe te huaja duke perfshire automobila te rinj  te gjelber si Ford Focus qe punon me bateri dhe qe fitoi cmim te posacem.

Kryeredaktori i revistes Automobili i gjelber Ron Cogan foli me fjale lavderimi per Fordin i cili e konvertoi tipin e tij mjaft te shitur Focus ne nje model elektrik.

Kjo eshte teknologji e klasit te pare. Ngarkimi i baterise behet per 3-4 ore pra shume me pak se modelet rivale.

Ne ekspozite terhoqi vemendje te madhe edhe tipi tjeter 2011 Chevy Volt plotesisht elektrik prodhimi i firmes GM dhe i konceptuar prej saj ne vitin 2007. GM shpreson te shese 10000 Chevy Volt kete vit dhe 45 mije ne vitin 2012.

Ky automobil ofron thelbin e asaj qe mund te quhet makine elektrike. Ai ka nje gjenerator me djegie te brendshme qe krijon elektricitetin i cili e ve ne levizje te metejshme makinen.

Keshte mendon edhe Jeff Parmet avokat i cili punon nga shtepia ne Potomak te shtetit Merilend. Ai thote se nuk i ka hedhur asnje pike benzine Voltit te tij qe kur e bleu ne muajin dhjetor.

Ende ka shume njerez qe nuk e kuptojne se ceshte makina elektrike ose cdo te thote te kesh nje te tille. shte nje makine e kendshme eshte e mire sepse nuk ke pse ble benzine dhe ky eshte objektivi im.

Parmet e ngarkon baterine me nje pajisje te posacme ne garazhin e tij. Me nje ngarkim te vetem Volti ben rreth 65 kilometra. Kur bateria fillon te bjere gjeneratori me benzine hyn ne veprim dhe fillon ringarkimin duke e cuar distancen ne 480 kilometra. Parmet thote se kjo i ploteson nevojat e tij.

Kjo eshte nje mrekulli inxhinjerike. shte nje makine me eficence te larte qe akseleron mire dhe eshte e lehte ne perdorim. Dua te pergezoj Chevin per ate ka bere. Jam shume i kenaqur.

Volti eshte fare pa zhurme. Kete dite te ftohte dimri e vetmja zhurme eshte era qe fryn jashte. Parmet vezhgon me kujdes instrumentat te cilat perfshijne nje kamere qe sheh prapa nje sistem navigimi dhe nje ekran qe tregon gjendjen e baterise.

Kjo te tregon se energjia shkon nga timoni te rrotat por kur e heq kemben nga pedali energjia rrjedh nga rrotat perseri drejt baterise. Ky eshte e efekti i frenimit rigjenerativ.

Ne garazhin e tij Parmet thote se ndonese si cmim Volti eshte dyfish me i shtrenjte se nje makine me benzine ai eshte gati ta paguaje kete cmim.

E bleva kete makine sepse ne duhet te heqim dore nga transporti dhe ekonomia qe mbeshtetet te karburantet. Me kete dua tu tregoj te tjereve se cfare mendoj dhe ky eshte nje rast per te vepruar konkretisht e jo thjesht te flasim.

Parmet mendon se amerikanet jane gati per makina alternative me energji te paster.

Ato mund te arrijne nje eficence shume me te larte se sa makinat e sotme qe djegin karburant pa mase. Me instalimin e stacioneve te ringarkimit te baterive kudo ne vend dhe me renien e cmimeve te makinave thote Parmet makines se tij elektrike do ti bashkohen edhe shume e shume te tjera ne rruget e Amerikes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›