Filmi per Shqiperine Falja e gjakut fiton cmim ne Berlinale

Filmi iranian Nader dhe Simin Nje ndarje fitoi cmimin Ariu i Arte si filmi me i mire ne festivalin e Berlinit. Ai fitoi edhe cmimet per aktorin dhe aktoren me te mire. Filmi pershkruan nje martese ne krize si dhe perplasjes mes mentalitetit tradicional dhe atij modern ne shoqerine iraniane. Regjisori amerikan Joshua Marston dhe bashkepunetori i tij Andamion Murataj fituan cmimin per skenarin me te mire per filmin Falja e gjakut i cili e merr temen nga gjakmarrja ne Shqiperi.
Filmi Falja e gjakut flet per nje 17-vjecar te quajtur Nik i cili eshte ne vitin e fundit te shkolles se mesme ne Shqiperine veriore. Nik ka vendosur qe sapo te mbaroje shkollen te hape nje internet kafe. Gjithashtu ai ka rene ne dashuri me nje vajze. Motra e tij Rudina eshte 15 vjece dhe enderron te ndjeke universitetin. Mirepo familja hyn ne nje zenke per pronesine e tokes dhe i ati i tyre akuzohet per vrasje. Paparitur dy femijet e gjejne veten te perfshire ne nje gjakmarrje te tmerrshme.
Aktoret dhe regjisori i filmit e festuan premieren ne qilimin e kuq. Aktorja Ilire Vinca elaj ndihej e gezuar qe merrte pjese ne festivalin e Berlinit.
Jam shume e gezuar. Jam e gezuar per filmin dhe per veten time sepse eshte hera e pare qe vij si aktore ne nje konkurs zyrtar ne Berlin.
Aktori Tristan Halilaj ishte i gezuar qe pa variantin perfundimtar te filmit per here te pare.
Ishte nje pervoje shume e bukur. Tani po shikojme punen qe kemi bere. shte hera e pare qe une pashe filmin.
Sindi Lacej luan per here te pare ne nje film.
Nuk mund ta pershkruaj dot me fjale tha ajo per pjesmarrjen ne Berlinale.
Regjisori Joshua Marston eshte shume i gezuar.
shte nje pervoje e jashtezakonshme. Filmit iu be nje pritje e mrekullueshme.
Ne Festivalin e Berlinit i cili zgjati 10 dite medias dhe bleresve te mundshem iu paraqiten qindra filma te rinj.