Si të kujdesemi për infeksionet seksualisht të transmetueshme
08/12/2011 Flet specialistja Lumturi Mërkuri
Kujdes! Infeksioni mund të përhapet në organet e tjera, duke dhënë qelbëzim të organeve të legenit
Infeksionet seksualisht të transmetueshme po bëhen gjithnjë e më problematike edhe në vendin tonë, sidomos në radhët e moshave të reja. Kjo pasi pakujdesia e treguar në kryerjen e marrëdhënieve të pambrojtura po shfaqet në rritje, duke shtuar edhe gamën e sëmundshmërisë, fakt ky që vërehet edhe me shtimin e sëmundjeve të ndryshme, si hepatit B, AIDS-i, të cilat, nëse nuk trajtohen në kohë, bëhen të rrezikshme. Në një intervistë për gazetën “Metropol” specialistja Lumturi Mërkuri fletë për kujdesin që duhet të tregojmë ndaj këtyre infeksioneve, të cilat mund të mbartin rreziqe të mëdha, në rast se nuk trajtohen që në stadet më të hershme. Sikundër ndodh me shumë sëmundje të tjera, edhe këto lloj infeksionesh në shumë raste shoqërohen pa shenja të dukshme klinike, duke bërë që sëmundja të zbulohet në stade tepër të rënduara, kohë në të cilën edhe trajtimi bëhet më i vështirë. Të rriskuar për t’u prekur nga këto infeksione janë të gjithë, por kujdesi më i madh duhet treguar veçanërisht nga të rinjtë, të cilët duhet të dinë se mjafton edhe një kontakt i vetëm seksual me një person mbartës të infeksionit për t’u prekur.
- Çfarë janë infeksionet seksualisht të transmetueshme?
- Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) janë infeksione që transmetohen gjatë kontaktit seksual të pambrojtur me dikë që është i infektuar. Ato shkaktohen nga viruse, baterie dhe parazitë. Infeksionet seksualisht të transmetueshme prekin si femrat, ashtu dhe meshkujt. IST-të janë nga më të ndryshmet, nga ato që japin vetëm një bezdi të lehtë deri tek ato me pasoja nga më seriozet, nëse nuk trajtohen në kohë. Për fat të mirë, shumica e infeksioneve seksualisht të trasmetueshme kanë shërim të plotë, por ka edhe nga ato që nuk shërohen, si p.sh. AIDS-i. Sot numërohen më tepër se 25 lloje infeksionesh seksualisht të transmetueshme, ndër të cilat: gonorreja, sifilizi, trikomonasi, myku, hepatiti B, herpes genital, sëmundja e shekullit - SIDA etj.
- A janë problem në Shqipëri infeksionet seksualisht të transmetueshme?
- Infeksionet seksualisht të transmetueshme radhiten ndër sëmundjet më të përhapura kudo në botë. Këto lloje infeksionesh janë një problem i shëndetit publik, duke u identifikuar ndër 5 sëmundjet që individët paraqiten më shpesh për ndihmë mjekësore. Të dhënat për vendin tonë tregojnë se infeksionet seksualisht të transmetueshme janë një problem në rritje. Rastet me hepatit B janë duke u shtuar. Deri në nëntor 2011 rastet e diagnostikuara me HIV–SIDA arritën në 478 dhe rastet e reja për vitin 2011 ishin 65.
- Cilët janë më të rrezikuar nga infeksionet seksualisht të transmetueshme?
- Prej infeksioneve seksualisht të transmetueshme mund të preken të gjithë, pa dallim. Çdonjëri është në rrezik për t’u infektuar prej një infeksion seksualisht të transmetueshëm, nëse bën seks të pambrojtur (pa prezervativ) me një person të infektuar.
Nuk është e thënë që të kesh shumë partnerë për t’u infektuar, mjafton edhe një marrëdhënie seksuale e vetme me një person të infektuar për të marrë një infeksion seksualisht të transmetueshëm, por marrëdhëniet me shumë partnerë rritin shansin për t’u infektuar.
- Si mund të infektohem nga një infeksion seksualisht i transmetueshëm?
- Ju mund të merrni një infeksion seksualisht të transmetueshëm nëpërmjet kontaktit seksual me dikë që është i infektuar. Por disa infeksione mund të transmetohen edhe në mënyra të tjera, siç është kontakti lëkurë me lëkurë kur keni marrëdhënie seksuale me dikë që ka plagë të dukshme ose puçrra gjenitale. Përdorimi i prezervativit gjatë seksit vaginal, anal e oral do t’ju mbrojë nga infeksionet seksualisht të transmetueshme.
- A mund të infektohem me një kontakt seksual të vetëm?
- Po. Nëse partneri juaj ka një infeksion seksualisht të transmetueshëm dhe ju kryeni seks pa prezervativ, mund të infektoheni.
- A mund ta kuptoj se partneri (partnerja) ka një infeksion seksualisht të transmetueshëm?
- Jo, nuk mundeni. Përderisa shumë infeksione seksualisht të transmetueshme nuk kanë shenja të dukshme, ju nuk mund ta kuptoni se një person është i infektuar. Madje, disa njerëz mund të kenë një infeksion seksualisht të transmetueshëm dhe nuk e dinë as vetë, pasi nuk kanë shenja për muaj dhe vite me radhë. P.sh., klamidia është shpesh pa shenja, duke mbetur për vite të tëra pa u mjekuar. Për këtë arsye shumë vende rekomandojnë bërjen e analizave për të gjitha femrat seksualisht aktive mbi 25 vjeç.
- Si ta kuptoj se mund të kem një infeksion seksualisht të transmetueshme?
- Ju mund të mos jeni në gjendje të kuptoni nëse keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm. Shumë prej infeksioneve seksualisht të transmetueshme nuk kanë shenja dalluese ose kanë shenja të lehta, që nuk mund t’i vini re. Shpesh shfaqja e shenjave bëhet me vonesë, atëherë kur infeksioni ka përparuar. Për këtë arsye këshillohet të bëhet një analizë sa herë mendoni se keni qenë në rrezik për të marrë një infeksion seksualisht të transmetueshëm.
- Çfarë shenjash kanë infeksionet seksualisht të transmetueshme?
- Mjaft infeksione seksualisht të transmetueshme janë pa shenja dalluese, po nëse shfaqen shenjat, ato janë të ndryshme për lloje të ndryshme infeksionesh që i përkasin kësaj kategorie. Ato mund të jenë nga shqetësime të lehta në formë bezdie e deri te shenja që tregojnë një problem serioz. Shenjat më të shpeshta që duhet t’ju tërheqin vëmendjen se mund të keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm janë: skuqje, djegie apo kruajtje rreth organeve gjenitale, shtim të rrjedhjeve nga organet gjenitale, shpesh me erë të keqe e ngjyrë, djegie ose dhimbje gjatë urinimit, urinim të shpeshtë dhe në sasi të paktë, dhimbje në fund të barkut ose rreth organeve gjenitale, dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale, puçrra ose plagë rreth organeve gjenitale si dhe shenja të tjera sipas llojit të infeksionit seksualisht të transmetueshëm dhe dëmtimit që ai ka shkaktuar. Nëse vëreni shenja të tilla, shkoni menjëherë te mjeku. Sa më shpejt të shkoni te mjeku, aq më lehtë është për t’u mjekuar dhe shëruar infeksioni. Nëse infeksionet seksualisht të transmetueshme nuk trajtohen, ato mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore.
- Çfarë pasojash mund të sjellin IST-të?
- Pasojat e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm të pamjekuar mund të jenë mjaft serioze për shëndetin e meshkujve dhe të femrave. Te meshkujt ato shkaktojnë infeksion të fshikës urinare, të testikujve, të prostatës deri në qelbëzim. Te femrat infeksione të fshikës urinare, inflamacione të uterusit dhe të tubave fallopiane së bashku me pasojat e tyre. Mund të shkaktojnë kancer të qafës së mitrës, barrë jashtë mitre etj. Pamundësia për të lindur fëmijë shpesh është pasojë e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm të pamjekuar. Një grua shtatzënë e infektuar mund t’ia kalojë infeksionin fëmijës së saj gjatë shtatzënisë apo lindjes. Infeksioni mund të përhapet në organet e tjera, duke dhënë qelbëzim të organeve të legenit. Nëse ke një infeksion seksualisht të transmetueshëm, kjo rrit mundësinë për t’u infektuar më lehtë me virusin HIV–AIDS!
- Çfarë duhet të bëj, nëse mendoj se kam një infeksion seksualisht të transmetueshëm?
- Nëse jeni të shqetësuar për praninë e ndonjë infeksioni seksualisht të transmetueshëm apo nëse personi me të cilin keni pasur marrëdhënie seksuale ka një infeksion seksualisht të transmetueshëm, gjëja më e mirë është të bëni një analizë dhe të shkoni te mjeku për këshilla dhe trajtim. Nëse kapen herët, shumë infeksione seksualisht të transmetueshme mjekohen lehtë. Ngurrimi për të shkuar te mjeku do të bëjë që sëmundja të avancojë dhe të shkaktojë probleme serioze në shëndet. Vajtja te mjeku do t’ju ndihmojë të qetësoheni. Mjeku mund t’ju kërkojë të bëni një analizë të sekrecioneve gjenitale, një analizë urine, ndonjëherë dhe një analizë gjaku. Gjithashtu ai mund t’ju pyesë nëse dëshironi të bëni një test për HIV. Asnjë prej këtyre testeve nuk është i dhimbshëm. Për disa analiza rezultati mund të merret menjëherë, për disa të tjera duhen disa ditë ose më tepër. Ndërsa prisni për përgjigjen e analizës, nuk duhet të kryeni marrëdhënie seksuale. Nëse mendoni se ia keni transmetuar infeksionin partnerit, duhet t’ia thoni, në mënyrë që të bëjë edhe ai/ajo një test. Jini të çiltër e të ndershëm me të. Në disa shtete konsiderohet kriminale të mos e bësh këtë. Nëse bën një analizë për infeksionet seksualisht të transmetueshme mund të kapet e mjekohet në kohë një infeksion seksualisht i transmetueshëm i fshehur. Bëni mirë që herë pas here të bëni një analizë, edhe pse mund të mos keni shenja, sidomos nëse mendoni se keni pasur rrethana me rrezik për një infeksion seksualisht të transmetueshëm.
- Si mjekohen infeksionet seksualisht të transmetueshme?
- IST-të mund të mjekohen, por jo të gjitha janë të shërueshme. Ato të shkaktuara nga bakteret, si: klamidia, gonorrea dhe sifilizi, mund të kurohen, të tjera të shkaktuara nga viruset, si: herpesi, hepatiti B, HIV etj., janë të pashërueshme. Nëse ke një infeksion seksualisht të transmetueshëm, mjeku do t’ju japë mjekim dhe duhet të ndiqni me kujdes këshillat e tij. Mjekimi bëhet vetëm nga mjeku. Mos u përpiqni të vetëmjekoheni. Disa infeksione seksualisht të transmetueshme janë rezistente ndaj mjekimit dhe nuk shërohen plotësisht. Infeksioni mund të rrijë i fshehur e të përsëritet herë pas here e të japë komplikacione.
Ndiqni gjithmonë këshillat e mjekut dhe çojeni mjekimin deri në fund, edhe pse mund të mos kesh shenja dhe të ndiheni mirë. Shkoni për një rikontroll te mjeku mbas mbarimit të mjekimit. Një analizë tjetër është e nevojshme për t’u siguruar se jeni shëruar plotësisht. Mund të mos keni shenja të dukshme dhe mund të mendoni se jeni shëruar, por vetëm një analizë tregon nëse jeni shëruar plotësisht. Nëse nuk jeni shëruar, duhet të merrni mjekim përsëri. Tregoi partnerit tënd seksual, që edhe ai të kontrollohet dhe, nëse është i infektuar, të mjekohet. Nëse nuk mjekohet edhe partneri seksual, ju mund të riinfektoheni. Nëse mendon se ke një infeksion seksualisht të transmetueshëm, shmang seksin deri në 3 ditë mbas përfundimit të mjekimit ose përdor prezervativ. Mos shpërnda një infeksion seksualisht të transmetueshëm!
- Si parandalohen IST-të?
- Parandalimi më i mirë është respektimi i ABC-së së parandalimit. Kjo do të thotë: a) shmang seksin deri kur të jeni gati për ta bërë këtë; b) qëndroi besnik partnerit (sa më shumë partnerë të keni, aq më e madhe mundësia e infektimit); c) përdor prezervativ. Prezervativi është mbrojtja më e mirë ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Ai është i vetmi që siguron mbrojtje të dyfishtë: të mbron në të njëjtën kohë nga një infeksionet seksualisht i transmetueshme dhe nga një shtatzëni e padëshiruar.
Nëse ndonjë është i shqetësuar për një infeksion seksualisht të transmetueshëm, duhet të shkojë te mjeku për këshilla, testim dhe trajtim.
Rrezikshmëria
Infeksionet seksualisht të transmetueshme mund të mjekohen, por jo të gjitha janë të shërueshme. Ato të shkaktuara nga bakteret si klamidia, gonorreja dhe sifilizi mund të kurohen, të tjera të shkaktuara nga viruset si herpesi, hepatiti B, HIV etj., janë të pa shërueshme. Nëse ke një infeksion seksualisht të transmetueshëm, mjeku do t’ju japë mjekim dhe ju duhet të ndiqni me kujdes këshillat e tij. Mjekimi bëhet vetëm nga mjeku. Mos u përpiqni të vetëmjekoheni. Disa infeksione janë rezistente ndaj mjekimit dhe nuk shërohen plotësisht. Infeksioni mund të rrijë i fshehur dhe të përsëritet herë pas here e të japë komplikacione.
Komplikacionet te meshkujt dhe femrat
Te meshkujt ato shkaktojnë infeksion të fshikës urinare, të testikujve, të prostatës deri në qelbëzim. Te femrat infeksione të fshikës urinare, inflamacione të uterusit dhe të tubave fallopiane së bashku me pasojat e tyre. Mund të shkaktojnë kancer të qafës së mitrës, barrë jashtë mitre etj. Pamundësia për të lindur fëmijë shpesh është pasojë e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm të pamjekuar. Një grua shtatzënë e infektuar mund t’ia kalojë infeksionin fëmijës së saj gjatë shtatzënisë apo gjatë lindjes. Infeksioni mund të përhapet në organet e tjera, duke dhënë qelbëzim të organeve të legenit. Nëse ke një infeksion seksualisht të transmetueshëm, kjo rrit mundësinë për t’u infektuar më lehtë me virusin HIV–AIDS.