E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makolli sot vizitë në Luginën e Preshevës

Ministri i Diasporës i Kosovës, Ibrahim Makolli do të vizitojë sot Bujanovcin dhe Preshevën.

Makolli do të mbërrijë nga vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë, ndërsa axhenda e tij nis me takimet me kryetarin e komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, më pas kryetarin e Preshevës, Ragmi Mustafa dhe pas tyre edhe me kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar, Galip Beqiri.

Ministri kosovar pas këtyre takimeve do të zhvillojë një konferencë me mediat me dy kryetarët e komunave. Deputeti dhe kryetari i PVD-së, Riza Halimi ka theksuar se në këtë takim do të bisedohet për njohjen e diplomave, si dhe për lëvizjen e lirë. Kjo është vizita e parë e një ministri të Kosovës në Luginën e Preshevës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›