Ta Nea: Greqia mund të përfitojë mbi 120 miliardë euro

Gazeta greke "Ta Nea" ka shkruar sot se Fondi Monetar Ndërkombëtar po shqyrton mundësinë që ta ndihmojë Greqinë me një shumë prej 130 miliardë euro.
Kjo shumë është pjesë e marrëveshjes së arritur në takimin e fundit të vendeve të Evrozonës.
Gazeta pohon se në bisedimet midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe shefes së FMN-së, Kristina Lagard është shqyrtuar mundësia e rritjes së pakos së ndihmës për Greqinë, për të përballuar shmangien e falimentimit dhe përballimit të krizës së rëndë financiare.