E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maks Haxhia: Preferoj Nanon President, Gërdeci jo aksident

Të tjera rreth shkrimit 'Berisha donte dënimin e Pashkos' TIRANE - Ish-prokurori dhe kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim R. Haxhia, në pjesën e dytë të intervistës për gazetën "Shqiptarja.com" flet për sistemin e drejtësisë, emërimet skandaloze në Gjykatën e Lartë, Kushtetuese, KLD dhe Avokatin e Popullit. Ai tregon se preferenca e tij për President është Fatos Nano “pasi është shumë bashkëpunues. Me thënë të drejtën ka edhe një kontribut. Pra unë e preferoj Fatos Nanon për President”.

Njëherësh ai thotë se tragjedia e Gërdecit nuk ishte një aksident por vepër e grupeve që s'donin anëtarësimin në NATO. Sipas tij, NATO kishte lajmëruar për këtë incident një muaj përpara se ai të ndodhte.

(Intervistën e plotë me Maks Haxhia mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com)

(im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›