E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Masa kunder korrupsionit

E diel 08 Prill 2012 1413 KRYEMINISTRI BERISHAKryeministri Berisha propozon futjen ne sistemin shendetesor te nje mekanizmi per shmangien e korrupsionit. Duke iu referuar nje projekti te tille qe rregullonte bashkeveprimin e notereve me zyren e regjistrimit te pasurive kreu i ekzekutivit theksoi se kjo do te shmangte burokracite per pacientet. Mekanizmi i ketij programi ishte i tille qe per te shmangur korrupsionin qytetari i pare nuk mund te parakalohej nga askush. Ky program pa trajtuar personin e pare nuk shkonte tek i dyti asnjehere. do lloj perpjekje qe behej per te vazhduar me te dytin ishte e deshtuar. Te parit detyroheshe ti ktheje pergjigje. Mua me shkoi mendja tek zbatimi i ketij mekanizmi tek operacionet tek procedurat mjekesore sepse kjo na zgjidh nje problem te debatueshem ndaj dhe ne te gjithe perpjekjen tone ne duhet te bejme gjithcka per te qene transparent ne cdo veprim tonin eshte shprehur Berisha. Gjate mbledhjes se task forces kryeministri deklaroi se qeveria eshte e vendosur te zbatoje procesin e dixhitalizimit ne mjekesi edhe pse ai ka nje kosto qe tejkalon edhe ate te tatimeve 15 milione euro. Kryeministri vleresoi edhe punen e Ministrise se Shendetesise duke theksuar renditjen e Shqiperise ne vendet e para ish-komuniste per vdekshmeri te ulet foshnjore dhe amtare.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›