E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi:Politika ka nevojë për ripërtëritje, të lërë egoizmin

Kreu i shteti Bamir Topi ndërsa ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve, e vuri theksin tek nevoja për ringjallje të besimit dhe të komunikimit.

Duke cilësuar këtë si një ditë të veçantë, Topi u shpreh se kjo ringjallje duhet të sjellë një dominim të lumturisë, harmonisë dhe altruizmit mbi egoizmin.

“Është një ditë e veçantë sikurse janë të gjitha ato ditë që lidhen me mirësinë dhe kjo ditë ka në themel ringjalljen e jetës dhe të besimit, por në kontekstin e Shqipërisë është e nevojshme ringjallja e besimit dhe të komunitmit dhe kjo do të sjellë një dominim të harmonizmit pasi Shqipëria e ka pasur gjithmonë harmoninë” theksoi Topi.
 

Ai gjithashtu i ka bërë apel politikës shqiptare për më shumë komunikim dhe dialog dhe jo shprehje të egoizimit politik.  "Mesazhi im është për moralin e politikës e cila ka nevojë të ripërtëritje. Komunikimi duhet të jetë në bazë të dialogut dhe dialogu jep më pas edhe zgjidhjet pozitive.Të mos shohim vetëm shprehje të egoizmit, që i shohim shpesh, ku dëshira për pushtet shpeshherë lë mbrapa atë që është më e rëndësishme, kujdesin ndaj qytetarëve ” ka theksuar Topi.

Edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli uroi të gjithë besimtarët katolikë festën e Pashkëve. “Uroj të gjithë besimtarët Gëzuar Pashkët. Pashka është premtim dhe sjell ringjalljen në mënyrë spirtuale për të menduar dhe për të kontribuar për të ardhmen, Me dashuri dhe tolerancë gjërat mund të bëhen më mirë” ka theksuar Topalli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›