Maksuell: Interi do te fitoje titullin ne Itali
Mbrojtesi i Barcelones, Kabelino Maksuell u largua nga Interi gjate veres, por beson se klubi i tij italian do te jete serish fitues i titullit kampion te Seria A. "Interi ka lojtare te medhenj qe dine te fitojne dhe kam besim se do te dalin kampione". Maksuell deklaroi se ne Spanje ka qene me e veshtire qe ai te tregoje veten, por ai thote se gjerat do te ndryshojne dhe kjo ka per te ndodhur shume shpejt. "Pak e nga pak, jam duke u pershtatur ne Spanje, me familjen time dhe ndihem mire per momentin", - theksoi Maksuell. "Aktivizohem ne nje klub fantastik ne Spanje. Besoj se do te adaptohem me ekipin shume shpejt, aty ku te me kerkoje Guardiola. Eshte normale qe te kem pak kohe qe te adoptohem me skuadren", - thekson Makseull. Mbrojtesi shpreson qe te fitoje titullin kampion dhe Ligen e Kampioneve me katalanasit, per te perseritur suksesin sezonit te kaluar. "Barca ka nje skuader per t'u admiruar. Ekipi po luan mjaft mire aktualisht dhe eshte i organizuar. Mundesite i kemi qe te fitojme serish trofete e sezonit te kaluar," - theksoi nje nder blerjet e ketij sezoni per katalanasit.