E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha, "larg duart" nga vendoret

Denis Dedej

Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, njeheresh kryetar i Partise Socialiste, kerkoi dje nga kryeministri aktual, Sali Berisha, qe te ndale sulmin ndaj financave lokale, perndryshe do te hase ne rezistence. Deklarata nga kryebashkiaku u be mesditen e djeshme, gjate inspektimit te puneve te realizuara objektin "Rikualifikimi urban i Parkut te Madh" (faza e pare), ne ambientet e Parkut te Madh te Liqenit Artificial. "Perfitoj nga rasti t'i bej nje paralajmerim kryeministrit, qe sulmin e pandalshem ndaj financave lokale ta ndale, sepse do te ndeshet me nje rezistence dhe me nje refuzim qe une nuk do ta deshiroja, si nje pjese tjeter te nje jete shoqerore ne Shqiperi, qe eshte ne krize te gjithanshme, ne krize demokratike, ne krize te shtetit te se drejtes, ne krize ekonomike", apeloi kryetari i bashkise se Tiranes. Perplasjet midis pushtetit ekzekutiv dhe atij vendor, ka sjelle se fundmi edhe perplasje me ane te deklaratave midis kreut te ekzekutivit dhe atij te bashkise se kryeqytetit. "Eshte e patolerueshme qe ky njeri i papergjegjshem, ky njeri i paafte, ky delirant i pandreqshem, te zhbeje ate qe eshte ndertuar gjithe keto vite, si autonomi vendore dhe te zbraze arkat e pushteteve vendore dhe te qyteteve te vendit, per te mbushur ate qe nuk mbushet dot me, gropen e zeze te buxhetit te shtetit, si rezultat i te gjitha abuzimeve dhe shperdorimeve te gjithanshme dhe i politikave te tij, teresisht shkaterruese. Te cilave shqiptaret po ua degjojne dhe do ua degjojne gjithnje e me shume krismen", kritikoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Duke vijuar me tej, kryebashkiaku foli edhe ne lidhje me ecurine e projektit per rehabilitimin e Parkut te Madh te Liqenit, ku shprehu kenaqesine qe ai projekt i transformimit rrenjesor te infrastruktures se Parkut tone kryesor ne qytet, po ecen me shpejtesi dhe cilesi, e sigurisht qe te tjere komponente do t'i shtohen ne vijim ketij Parku. Rruget ku po nderhyhet ndodhen ne pjesen jugore te Parkut te Madh te Liqenit Artificial dhe jane pjese e projektit per rehabilitimin e Parkut te Madh te Liqenit. Kuvendi miratoi dy dite me pare nje amendament ne ligjin per Taksat Vendore, i cili ndalon transaksionet hipotekore te gjithe qytetareve qe jane debitore ndaj bashkise. Behet fjale per taksat mbi siperfaqen e baneses qe paguhen ne zyrat e pushtetit vendor cdo vit. Deri me sot, kush nuk paguante keto taksa nuk merrte dot nje certifikate. Zyrat e gjendjes civile nuk leshonin dokumentin ne rast se nuk paraqitej dokumenti, i cili vertetonte pagesen. Kuvendi, me iniciativen e nje grupi deputetesh te mazhorances, vendosi ta shtrije penalizimin edhe ne zyrat e regjistrimit te pasurise. Ne kete menyre, pas hyrjes ne fuqi te ligjit, qe dje mori 73 vota, asnje debitor ndaj bashkise apo komunes nuk mund te shese ose te bleje pasuri te paluajtshme. Propozimi eshte bere nga nje grup i deputeteve te mazhorances, ne te cilen sanksionojne kushtin ne dhenien apo heqjen e titujve te pronesise nga ana e hipotekave. Lajmi i mire per banoret e zonave informate, mund te cilesohet ulja e takses se ndikimit ne infrastrukture ne 0.5 per qind te vleres se investimit.

Rikonstruksioni i rruges ne jug te Parkut te Madh

Rruga e pare eshte shetitorja qe nis nga diga dhe shkon paralel me bregun e Liqenit. Ajo ka nje gjatesi te konsiderueshme prej 1600 metra lineare dhe eshte menduar qe edhe pas rikonstruksionit, kjo rruge te kryeje paralelisht dy funksionet e saj te meparshme, duke sherbyer kryesisht si shetitore, por edhe si piste vrapimi ose per aktivitete te tjera me karakter sportiv. Punimet ne kete rruge jane drejt perfundimit.

Rikonstruksion i rruges "Vellezerit Frasheri" ne Parkun e Madh

Rruga e dyte ku eshte nderhyre, kalon prane Kishes tek Liqeni dhe perfundon me rrugen "Tre Vellezerit Frasheri". Rruga ka nje gjatesi prej 1.056 metra lineare. Rruga e menduar me nje gjeresi shtrati prej 4 metra, eshte shoqeruar me disa sheshe urbane te ritrajtuara, te pajisura me ndricuese, stola dhe kosha, pra te gjithe elementet urbane te nevojshem. Edhe ne kete rruge, punimet jane drejt perfundimit.

Gjelberimi i Parkut te Liqenit

Si pjese e rendesishme e projektit per rehabilitimin e Parkut te Madh te Liqenit, eshte realizuar edhe shtimi i siperfaqes se gjelber ose rinatyralizimi i tij, duke synuar shtimin e flores se Parkut dhe mbjelljen e fidaneve te rinj ne te. Per kete arsye, ne nje siperfaqe te konsiderueshme prej 7.135 m2 eshte realizuar mbjellja e rreth 2.600 rrenje te reja pemesh, prej ku:

1- Peme manjole - 250 cope te reja

2- Prunus Dulcis - 250 cope

3- Peme mimoze - 1800 cope

4- 300 cope rrenje pishe

Procesi i gjelberimit te Parkut do te vazhdoje gjate muajit dhjetor, kohe kur eshte edhe sezoni i mbjelljes se pemeve dhe do te perfundoje para dates se kontraktuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›