E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makthit po i afrohej fundi

Pjesa e tretë nga libri Drejt Perëndimit

Kjo është një pjesë nga rrëfimi për ditët kur rinia shqiptare i kishte sytë dhe mendjen tek ambasadat e huaja në verën e vitit 1990, parë nga një protagonist i atyre ngjarjeve të bujshme

Nga Ilir Demalia

Me 12 qershor qeveria nxori dekretin e Presidiumit te Kuvendit Popullor per “Leshimin e Pasaportave dhe dhenien e vizave”. Shumica e atyre qe bene nje kerkese te tille perfunduan te rrahur ne polici nga Sigurimi.

Pra, çdo deklarate, çdo dekret behej vetem per konsum te jashtem, praktikisht zbatoheshin si gjithmone ligjet e pashkruara.

Shqiptaret duke njohur eksperiencen e regjimit 45 vjeçar komunist te Tiranes, nje eksperience nga me te hidhurat ne Evropen Lindore, per mos te thene ne bote, duke pare se “reformat” nuk sillnin gje te re por vetem zgjatjen e jetes se R.Alise dhe kabinetit te tij, duke pare se e drejta per te dale jashte shtetit nuk ekzistonte praktikisht, duke marre zemer nga ikja e familjes Popaj, duke kujtuar vershimin e gjermano-lindoreve neper ambasadat perendimore nje vit me pare, rinia e Tiranes zgjodhi rrugen e hyrjes ne ambasada. Ky veprim nuk shihej si hapje e rruges drejte lirise individuale, por ishte i vetmi revolucion i mundeshem per te shpejtuar rrezimin e qeverise komuniste te Tiranes. Duke e pare ne nje kendveshtrim te tille, do te kuptojme se shperthimi i ambasadave nuk ishte nje akt spontan, po rrjedhoje logjike e perpjekjeve per rrezimin e regjimit ne fuqi.

Hyrja ne ambasada ishte ne rend te dites kjo ishte tema kryesore. Puna ishte pezulluar kudo, te gjithe te rinjte mendonin se si te gjenin rruget per shperthimin e kordoneve te policise rreth ambasadave. Ne Tirane kishte filluar zbarkimi nga rrethet.

Ne ditet e para te qershorit nje autobus “fizarmonike”, me shofer Bujar Alikon ndaloi prane murit te ambasades greke. Nga pjesa e siperme e autobuzit dolen 4 vete duke u hedhur ne oborrin e ambasades greke. Disa dite me vone nje familje qe jetonte ngjitur me ambasaden turke, pasi kishte marre dhe pjestare te tjere te farefisit, pothuajse 15 vete arriten te hyjne ne ambasade. Ambasada turke u vu ne qender te vëmendjes, u shtua rrethimi me police e agjente civile, u mbyll kinema “Republika” qe ishte ngjitur me ambasaden. Gjate kohes qe policia organizohej per rrethimin e ambasades, nje kamion plehrash afrohet ne pjesen e mbrapme te ambasades ku ishin kazanat e plehrave, gjoja per te mbledhur plehrat, 10 vete dolen te maskuar si “plehra” dhe kercyen murin duke u gjendur ne oborrin e ambasades. Te nesermen 4 vete çajne kordonin e policise dhe futen ne ambasaden turke. E papritura ishte hyrja e 40 veteve ne ambasaden polake, jo per numrin, po per menyren. Ndersa njerzit mundoheshin me makina e duke kapercyer muret, duke u shqyer ne kangjellat e hekurat, te tjere punonin nen toke. Disa kishin hapur nje tunel jashte murit te ambasades duke ja nxjerre daljen ne oborrin e ambasades. Nga ky tunel hyne ne ambasaden polake 48 vete. Hyrje kishte dhe ne ato hungareze, çekosllavake, italiane, arabe.

Kerkesa e qeverise shqiptare ne kete kohe per te hyre si vezhguese ne Helsinki, nuk ishte pranuar. Shqiperia ishte i vetmi vend ne Evrope qe nuk kishte pranuar te firmoste Karten e Helsinkit ne vitin 1975. Ne Helsinkin 2, Shqiperia u la prape jashte portave te saj si shtet qe shkelte ne menyren me banale e brutale te drejtat e qytetareve te vet. Mjetet e informacionit nuk kishin dhene asnje njoftim per strehimet e te rinjve ne ambasadat e huaja.

Stacionet perendimore kishin njoftuar per kete vershim. Tirana ato dite kishte nje pamje jo te zakonshme, jo per varferine qe kishte gati dy dekada qe kishte pllakosur vendin, jo per trastat dhe shishet e qumeshtit bosh qe me tingujt e tyre e benin dhe me te shkrete ate qytet, jo per rinine qe ishte varferuar aq shume shpirterisht sa qe enderr te vetme kishin: nje pale bluxhinse, jo per embeltoret ku qytetaret e Tiranes shtynin diten me nje fixhan kafeje,  edhe kjo kur ishte, pra jo per keto. Keto tashme ishin te zakonshme, por per ate qe ne Tirane dicka po vlonte ne ato dite te nxehta te qershorit 1990. Te nxehta si per popullin dhe per kundershtaret e tij, stalinistet e Tiranes.

Diktatura dhe izolimi i gjate i “sargofagut” komunist shqiptare i kishte bere shqiptaret te ndjeheshin si qytetare te botes se trete, megjithese jetonin ne mes te Evropes. Tirana ditet e fundit te qershorit ngjante me nje qytet ne gjendje alarmi. Shqiptaret, qe kurre nuk kishin sulmuar ndonje vend ne historine e tyre, tani po sulmonin boten, pra ambasadat e huaja ne Tirane. Çdo dite ata “pushtonin” territoret e Italise, Hungarise, Çekosllavakisë, Frances, Frances, Bullgarise, Greqise e deri te ajo e Kines.

Ne nje nga keto dite, trokita ne shtepine e shkrimtarit Ismail Kadare. Deren ma hapi Elena qe me shoqeroi ne studion e tij. Kadareja dukej shume i shqetesuar, ndoshta ishin dite kur Kadareja ishte ne lufte me vetveten, me ndergjegjen e tij intelektuale. Kur une po flisja per torturat qe benin Dilaver Bengasi, Hodo Hodaj, Zylyftar Ramizi me njerezit e tyre, ai ju drejtua Elenes: E moj, e shikon ç’perbindesha jane? Une nuk e kuptoj se si do te demokratizoje ai (ishte fjala per R.Aline) kete vend me te tille perbindesha.

Disa dite me pare I. Kadare kishte dhene nje interviste per librin e tij te fundit “Eskili”. Ne kete interviste ai denonconte survejimin e intelektualeve si dhe listat e arrestimeve per keta. Njerezit e Sigurimit qe merreshin me keto lista i kishte quajtur “plehurina”. Kjo ishte ndoshta arsyeja qe Kadare kur po bisedonim me tha:

- Ule zerin, ne shtepine time mund te kete aparate pergjimi. Jam takuar me shefin e shtetit, (R.Alia) dhe i kam denoncuar te gjitha keto raste te perdorimit te dhunes nga njerezit nga Sigurimi si shkelje elementare te drejtave te qytetareve.

Kadare dhe inteligjenca shqiptare besonin se R.Alia do ta çonte Shqiperine ne rrugen e gjere te demokracise sipas menyres se tij, qe kuptonin nje reformim te partise me intelektuale. Po te thelloheshe pak te ktheheshe ne deklaraten e R.Alise nje muaj me pare, se “pushtetin me gjak e kemi marre dhe me gjak do ta leshojme” nuk ishte e veshtire te kuptoje se veprimet e sigurimit, vrasjet ne kufi, dhunimet e te rinjve neper rruget e Tiranes ishin dora e R.Alise. Besimi i ketyre njerezve tek R.Alia ishte paradoksal dhe keta nuk ishin pak.

Njerezit ishin te irrituar me Kadarene kur ne njeren ane fliste per demokratizim, ne anen tjeter ishte nen/kryetar i Frontit Demokratik te Shqiperise, ku kryetare ishte Nexhmije Hoxha. Shqiptaret prisnin shume nga Kadareja, ne fantazine e tyre ai ishte njeriu qe mund te bente ndryshime e reformime themelore, prandaj ju drejtova:

- Njerezit presin me shume prej jush dhe inteligjences ne pergjithësi! Ata jane te mendimit se ju dhe inteligjenca duhet te beni me shume per denoncimin e diktatures.

Ai tha:

- Njerezit po merren shume me mua sepse jam shkrimtar dhe si person i njohur publik me analizojne cdo gje, kritikojne, bile shkojne dhe me larg!… Une jam shkrimtar dhe detyren time si shkrimtar dhe intelektual e kam kryer me vepren time, aty kame dhene mesazhin popullit tim.

Te kritikosh eshte gjeja me e thjeshte, po gjithkush eshte mire ti beje pyetjen vetes, cfare kam bere une?

-Me dole ne shteg, – thashe me vete.

-Ju jeni vete shkrimtar, qendrimi juaj me Fishten, Koliqin, Konicen ka qene teper i ashper. Ç’mendoni per ata sot kur thoni se ka ardhur koha per ribotimin e veprave te tyre? – e pyet

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›