Mal i Zi/ Zgjedhjet lokale, fitohen nga Gjukanoviç
Zgjedhjet e djeshme lokale në Malin e Zi duket se janë fituar nga Partia Demokracia Sociale, e kryeministrit Millo Gjukanoviç. Kështu flasin të paktën, rezultatet paraprake, pasi kutitë e votimit për 440 mijë zgjedhësit malazezë, u mbyllën në orën 21:00 të mbrëmjes. Ndër 21 komunat për krerët e të cilave u votua, duket se në dy, në Ulqin dhe Tuz, do të vazhdojnë te jënë drejtues, shqiptarët. Fituesi, të paktën deri tani, duket se është Unioni Demokratik i Shqiptarëve, i cili është në koalicion me partinë në pushtet të Gjukanoviçit. Gjatë ditës së sotme pritet të dalë edhe rezultati përfundimtar.