Berisha: Do rrisim rrogat e pensionet

Kryeministri Sali Berisha deklaron se nuk ka vend për kritika për ekonominë, pasi Shqipëria i rezistoi cunamit ekonomik, ndërkohë që ka rritje të regjistimit të bizneseve me 40% dhe rritje 140% të eksporteve. I pranishëm në ceremoninë e përurimit të riciklimit të mbjeteve, Berisha tha se ekonomia shqiptare do të njohë rritje. Kryeministri deklaroi se do vijohet me rritje të rrogave dhe pensioneve.
Duke iu referuar fabrikës së riciklimit, Berisha theksoi se materiale nga mbarë vendi riciklohen ndërsa 10 mijë shqiptarë sigurojnë punën në këtë industri. Berisha premtoi se shumë shpejt do
ngrihet impianti i përpunimit të qelqit.