Mal i Zi, Gjukanovic kryeson
Koalicioni i drejtuar nga kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç, duket i pozicionuar mire per te fituar shumicen absolute ne zgjedhjet legjislative qe do te zhvillohen me 29 mars. Ne kete perfundim ka dale sondazhi me i fundit . Koalicioni Mali i Zi Europian, mendohet te marre 51,2 per qind te votave te zgjedhesve, sipas nje sondazhi te realizuar nga qendra joqeveritare per demokraci dhe te drejtat e njeriut, Cedem. Koalicioni Mali i Zi Europian, rigrupoi Bashkimin Demokratik te Socialisteve te Milo Gjukanoviçit, me nje formacion me pak te rendesishem, Partia Social Demokrate, te Ranko Krivokapiç. Ish-zyrtari komunist, Milo Gjukanovic, 47 vjeç, ka qene ne pushtet pothuajse pa nderprerje qe nga viti 1991, qofte si president i Malit te Zi, qofte si kryeminister.