Eprorët e FKS-së nuk janë dekretuar ende
Prishtinë -Presidenti i Kosovës nuk ka dekretuar ende eprorët e lartë të FSK-së, edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj, që kurse ata janë emëruar në detyrat e tyre. Ngërçi duket se qëndron tek kryeministri Hashim Thaçi, cili ende nuk i ia ka propozuar emrat për dekretim presidentit Sejdiu, siç parashihet në ligj.
Gjithsesi, shtatë gjeneralët e FSK-së janë duke punuar dhe duke udhëhequr të 7 komandat e kësaj force. Paralajmërimi i Ministrisë së FSK-së se në fillim të këtij muaji do të emërohen eprorët e FSK-së ka dështuar. Ata e kanë arsyetuar vonimin e emërimit të eprorëve se janë duke pritur modifikimin e emblemave të njësive, në mënyrë që kur të ndodhë dekretimi, të jenë të kompletuara të gjitha proceset që kanë të bëjnë më hierarkinë e FSK-së.
Ndërkohë një pjesë e pjesëtarëve të FSK-së tashmë e kanë përfunduar trajnimin katërjavor. Përveç që është vlerësuar si trajnim i suksesshëm, nuk është bërë e ditur se sa prej tyre kanë arritur të kualifikohen për të qenë pjesë e kësaj Force. Në bazë të sukseseve dhe mossuksese që do të tregojnë pjesëtarët e që kanë kaluar testet fillestare për të qenë pjesë e FSK-së, do të dihet edhe numri i pjesëtarëve të TMK-së që do të mund të thirren në trajnime.