Britania e interesuar për zhvillimet në Kosovë
Londër - Pas vizitës që i bëri dje Asamblesë Kombëtare të Uellsit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe delegacioni që ai kryeson, sot u prit në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar. Në takimin me kryetaren e Dhomës së Lordëve, zonjën Hayman, kryetari Krasniqi e njoftoi atë për zhvillimet në Kosovë dhe për të arriturat e vitit të parë të Pavarësisë. Ai e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën e madhe që i ka dhënë Kosovës në proceset historike nëpër të cilat ka kaluar. Zonja Hayman tha se zhvillimet në Kosovë ndiqen me interes të veçantë në Mbretërinë e Bashkuar dhe shprehu admirimin e saj për rezultatet e mëdha që ka arritur Kosova në një periudhë kaq të shkurtër pas pavarësimit të saj. Ajo pasi u interesua për strukturën e Kuvendit të Kosovës dhe për mënyrën e funksionimit të tij, rikonfirmoi edhe një herë vullnetin e ndihmës e të bashkëpunimit reciprok.
Zoti Krasniqi e ftoi kryetaren e Lordëve për një vizitë zyrtare në Kosovë, të cilën ajo premtoi se do ta bëjë me kënaqësi.
Delegacioni u prit sot gjithashtu edhe nga nënkryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, zonja Sylvia Heal, me ç’rast u bisedua për marrëdhëniet ndërparlamentare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës, për gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe për punën e Kuvendit.
Delegacioni mori pjesë në dy seanca që po zhvilloheshin sot, në Dhomën e Lordëve dhe atë të Përfaqësuesve, të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.