E Martë, 3 Nëntor 2026

Mal i Zi/ Policia largon kryeministrin Abazovic pas konfliktit në diskotekë

Mediet malazeze raportojnë se kryeministri i vendit, Dritan Abazovic (Abazoviq), është evakuar mbrëmjen e djeshme nga një diskotekë në Budva, pasi u bë dëshmitar i një konflikti mes personave të tjerë.

Portali “CdM” citoi jozyrtarisht policinë vendase se vetë kryeministri nuk ishte viktimë e sulmit.

“Kishte shtyrje mes disa personave dhe Abazoviqi ishte duke ecur drejt daljes në atë moment,” tha policia jozurtarlisht për “CdM”.

Media serbe “Kurir”, me një lajm ekskluziv, raportoi më herët se një person tentoi ta godasë dhe e shau kryeministrin në mesin e turmës teksa ndiqej performanca e artistit Dino Merlin në “Top Hill”.

Sipas dëshmitarëve, kreu i qeverisë malazeze, Abazoviq, u evakua nga policia dhe rojat personale të sigurisë, ndërsa disa persona u shoqëruan në lidhje me ngjarjen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›