Mal i Zi, ministri Ivanoviq: Të avancojmë projektet e përbashkëta që na çojnë drejt BE

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Filip Ivanoviq (Ivanović), ka pritur në një takim Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani i cili po zhvillon një tur disa ditor në vendet e rajonit.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp mes dy homologëve, ministri malazez Filip Ivanoviq ka shprehur kënaqësinë për vizitën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Igli Hasani.
Sipas tij, vizita e kolegut Hasani është konfirmim i marrëdhënieve të mira ndërshtetërore mes dy vendeve tona.
“Është konfirmim i afërsisë i dy popujve dhe vendeve tona por dhe një impuls i shtuar për dialogun politik në një nivel të lartë. Sot kemi pasur mundësi të flasim për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimit rajonal si dhe perspektivës së rëndësishme evropianë dhe aleancës së NATO-s,” u shpreh Ivanoviq.
Përmes këtyre fushave të bashkëpunimit ndërlidhjen interesat, projektet dhe planet e përbashkëta, u shpreh ministri malazez dhe emëruesi i përbashkët është devotshmëria e dy ministrive që të japim kontribut për rritjen e këtyre marrëdhënie të forta bilaterale, zhvillimin e shoqërisë të shteteve tona dhe avancimin në perspektivën evropianë.
Ndaj theksoi ai, në planin bilaterale ne intesivisht bashkëpunojmë nga obligimet e përbashkëtara që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO.
Ministri i Malit të Zi, Filip Ivanoviq ndër të tjera shprehu vlerësimet për marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve tona si edhe theksoi rëndësinë e dinamizmit të tyre.
“Gjatë bisedës me kolegun nga Shqipëria kam theksuar se një nga prioritetet tona është pjesëmarrja aktive dhe kredibile në aleancën e NATO-s. Gjithashtu kam folur për devotshmërinë e plotë në integrimin evropian dhe në këtë drejtim të shfrytëzojmë pozitën tonë të “prijësit” në këtë proces dhe të bëjmë një hap së bashku drejt hyrjes në union.”
Më tej ministri ka zbardhur dhe disa nga pikat e diskutuar me homologun shqiptar, z. Hasani.
“Gjithashtu kemi folur për bashkëpunimin rajonal dhe rruajtjes së sigurisë ndër fqinjësorë. Rajoni i sigurt është parakusht për ecurinë e mëtejshme të vendeve individuale por dhe të gjithë rajonit pëe avancimin e mëtejshëm për të ardhmen tonë. Ndaj është e rëndësishme që të gjitha çështjet ndërmjet palëve tona të zgjidhen me frymën e bashkëpunimit evropian,” theksoi ai.
Duke konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve mike, ministri i Malit të Zi, ministri Ivanoviq u shpreh se ”një segment i rëndësishme i marrëdhënieve tona është avancimi i të drejtave të popujve pakicë në territorin e dy vendeve tona. Ashtu siç në të kaluarën kemi treguar devotshmëri të madhe në këtë drejtim dhe kështu do të vazhdojmë. Kemi diskutuar dhe për avancimin e marrëdhënieve ekonomik ndërmjet vendeve tona duke u drejtuar me interesin e ndërsjellët për forcimin marrëdhënieve ekonomike Do të fokusohemi te realizimi i projekteve të përbashkëta , sidomos atyre që rrjedhin nga marrëveshje të nënshkruara më parë,” përfundoi ministri i Malit të Zi, Ivanoviq.
/rtsh.al/