E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Malaj: Asnjë rishikim të përjashtimeve tatimore për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në 2029

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj ka vizituar sot një biznes familjar në Savër të Lushnjës. Biznesi i sipërmarrësit Gëzim Gjolena është një mobilieri që përveç tregut vendas, përmbush kërkesa edhe për klientët e huaj, siç thekson ministri Malaj në postimin në Facebook.

Sipas Malajt, bashkë me djemtë e sipërmarrësit që janë specializuar në arkitekturë dhe interior dizajn, Gjolena synon të mbyllë ciklin, duke i shtuar vlerë produkteve.

“Së fundmi ai ka investuar në krijimin e këtij ambienti të ri pune që do t’i shërbejë për zgjerimin e gamës së produkteve dhe rritjes së cilësisë për konsumatorët”, tha Malaj.

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë me dije më herët se nuk do të ketë asnjë rishikim të përjashtimeve tatimore për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në vitin 2029.

Gjatë takimit të ministrit të Financave, Petrit Malaj me sipërmarrësin në Savër të Lushnjes 1 nga 9

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›