E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Forcohet siguria e pagesave elektronike dhe kontrolli mbi transaksionet e dyshimta

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Pavarësisht tensioneve dhe bllokimit të foltores nga opozita, në Kuvend u miratuan dy ligje të rëndësishme për ekonominë, sigurinë financiare dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj në një reagim në rrjetet sociale e cilësoi miratimin e dy ligjeve si hapa të tjerë konkretë drejt një sistemi financiar më të sigurt, më transparent dhe më pranë standardeve të BE-së.

“Miratuam ndryshimet në ligjin “Për shërbimet e pagesave”, me anë të cilit do të ofrohet më shumë siguri për pagesat elektronike, transparencë për tarifat, mbrojtje më e fortë për konsumatorët dhe përafrim me standardet e Bashkimit Europian”, tha Malaj.

Ministri Malaj theksoi se “miratuam edhe ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i cili forcon kontrollin ndaj transaksioneve të dyshimta, rrit transparencën e pronësisë së bizneseve, vendos rregulla për kriptoasetet dhe kufizon pagesat cash në transaksionet tregtare në 10 mijë euro”.

Malaj tha se “debati politik është pjesë e demokracisë, por puna për reformat dhe modernizimin e ekonomisë nuk mund të ndalet”.

1 nga 2

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›