Malaj: “Fuqizimi i Romёve”, zhvillim gjithperfshires
Nё arsimin parauniversitar nё Shqipёri mёsojnё dy mijё e tetёqind fёmijё tё komunitetit romë dhe egjiptianë, ku nga kёto, 1.228 janё vajza. Kёshtu deklaroi zv. ministrja e Arsimit dhe e Shkencёs Nora Malaj, nё konferencёn kombёtare “Fuqizimi i Romёve”, njё pёrqasje pёr zhvillimin gjithёpёrfshirёs.
E ndёrsa ambasadorja e Zvicrës Yvana Enzler, pёr dёbimin dhe djegien e barakave tё 45 familjeve rome tek Stacioni i Trenit, u shpreh se shteti shqiptarё duhet tё dёnojё personat pёrgjegjёs, pasi veprime tё tilla sipas saj, nuk duhet tё tolerohen.
Konferenca u mbajt nё kuadёr tё “Ditёs Ndёrkombёtare tё Romёve”, e cila ёshtё nё datё 8 prill, si dhe pёr tё identifikuar sfidat e mёtejshme qё duhet tё ndёrmerren, pёr t`iu ardhur nё ndihmё kёtij komuniteti.