Neda, si “Lek Plepi”
Mund të bëheni të famshëm për tre muaj. Por, jo vetëm për të mirë, por edhe për të keq.
Pas famës së njërit prej njerëzve më të çuditshëm përmes Facebokut, Lek Plepit, i cili këndon këngë që thotë së i bënë vetë, tashmë në Facebook ka edhe një personazh më të cilin shqiptarët kanë filluar të bëjnë humor.
Kjo është Neda.
Realisht, pas famës së pashpjegueshme dhe fenomenit “Lek Plepi”, ku kishte kaluar më mijëra “like”, ku kryesisht bëhet humor më të dhe pas famës po ashtu të Halil Budakovës, ku në dy faqe në Facebook flitet se këta janë njerëzit më të famshëm në shqiptari, tashmë kemi edhe personazhin e “Big Brotherit”, Neda.
“Foret” me Nedën janë shumë interesante. Janë poezi tallëse, sharje, lavdërime, ndërkaq janë të ilustruara edhe me një kuti ndihme të shpejtë të mbushur me detergjente dhe shampo, për t’u larë, gjëra këto që i ofroheshin kësaj vajze që nuk kishte raporte të shkëlqyera me ujin, por vetëdeklaronte se pëlqente më shumë filozofinë. Moto e faqes së saj është; “Leksion Filozofi Morali, parajse”.
Por, këto nuk janë gjërat e vetme që Neda bëri dhe gabimet që ajo ka bërë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Ajo para një publiku të madh e kishte ofenduar Artan Fugën, ndërkaq poeten Mimoza Ahmeti e kishte quajtur “qelbësirë”.
Realisht Neda tashmë është edhe vetë në këtë faqe të saj në facebook.com, ndërkaq adhurues të shumtë kanë filluar që të përqeshin edhe të dashurin e saj, Ogrenin, i cili gjatë pesë ditëve pasi është larguar Neda, ka qëndruar i vetëm dhe ka shumë pak kontakte me banorët e tjerë.
Realisht Ogrenit i kishte munguar komunikimi edhe në javët e mëparshme dhe shpesh është thënë se ai mund të jetë edhe fitues i BBA 4.
Interesante ishte se përpos fitores së Shqipërisë kundër Bjellorusisë, tifozët kanë festuar edhe për daljen e BBA 4 nga shtëpia. Të shtunën e kaluar, shtëpinë e kishte lënë edhe Mirjeta, pak para se të përfundonte takimi i Kombëtares, por pas kësaj pati edhe një eliminim të dytë, ku si duket njerëzit u vërsulen me telefonata dhe nga pesë banorët e dominuar, Neda kishte numrin më të madh të votave për t’u larguar.
Madje, mediat në Shqipëri kanë shkruar se dalja e Nedës është festuar sikurse goli i Salihut në lokalet e Tiranës, duke ngritur edhe dolli për këtë dalje.
Publiku, pasi u step nga fjalët e gazetares Rudina Xhunga që deklaroi në spektaklin e së shtunës, se: kishte mësuar nga Neda, të thotë atë që mendon (duke na lënë vend të aludojmë se para epokës Neda, nuk ka thënë të vërtetën) dhe pasi Blendi Salaj e quajti: mbretëresha pa kurorë e këtij edicioni, ajo tregoi vetën edhe gjatë një përballjeje në emisionin e së dielës “Fan Club”.
Përballë Enos dhe opinionistit të këtij emisioni, Olti Curri, Neda mësoi opinionet e shumicës së shqiptarëve që e votuan të shumtë për të dalë nga loja në prag të finales.
Ajo mori të printuara qindra mesazhe që tregonin entuziazmin e shikuesve, për daljen e kësaj konkurrenteje dhe nuk arriti të japë përgjigje bindëse për problemet me higjienën, akuzat për moral ndaj Ermelës dhe ofendimin ndaj poetes së njohur. Përpos kësaj, ajo bëri edhe një gjest qesharak duke ia bërë kinse një dhuratë Oltit, një libër me këshilla psikologjike, të cilën ai normalisht e refuzoi.