E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Liria fiskale eshte perkeqesuar ne Shqiperi

Partia Socialiste deklaroi dje se liria fiskale ne vend eshte perkeqesuar. Deputeti i PS-se, Arben Malaj, gjate nje komunikimi me mediat jo vetem qe kundershtoi deklaratat e kreu te mazhorances, Sali Berisha, por e akuzoi ate per demagogjine qe po perdor perballe shqiptareve te zhgenjyer prej premtimeve te pambajtura. "Bazuar ne treguesit e lirise ekonomike 2008 dhe deklaratave demagogjike te Kryeministrit qe Shqiperia eshte vendi me lirine fiskale me te larte ne Evrope, qartesojme se Kryeministri po mundohet te fshehe deshtimet me tregues te cileve ose nuk i kupton impaktin ose i deformon per demagogji paraelektorale", u shpreh Malaj gjate fjales se tij, Gjithashtu, bazuar pikerisht ne kete ceshtje, deputeti socialist deklaroi se "liria fiskale e Shqiperise nuk eshte me e uleta ne Evrope dhe nuk eshte shnderruar ne perfitime per ekonomine dhe qytetaret shqiptare. Liria fiskale eshte me e larte edhe ne disa ish-Republika ruse, dhe eshte me e ulet ne disa prej vendeve me te zhvilluara evropiane. Liria ekonomike e Shqiperise per vitin 2008, sipas raportit te institucioneve ekonomike nderkombetare, eshte perkeqesuar". Sipas tij, dy elemente te lirise ekonomike qe pengojne me shume zhvillimin e vendit sic jane liria nga korrupsioni dhe te drejtat e prones jane ne nivelet me te uleta dhe nuk jane permiresuar gjate 3 vjeteve te qeverisjes se PD. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›