Malaj: Mbështetje buxhetore prej 6.3 miliardë lekësh për bonusin e pranverës

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se mbështetja buxhetore për bonusin e pranverës të pensionistëve shkon 6,3 miliardë lekë. Sipas tij, shpërndarja do të nisë nga 1 marsi.
“Të gjithë ata që marrin deri në 200 euro pension do të përfitojnë 100 euro bonus. Ata që marrin mbi 200 euro pension do të përfitojnë 50 euro bonus”, deklaroi ai.
Bonusin e pranverës do ta përfitojnë 730 430 pensionistë në të gjithë vendin.
Nga këta, 520 443 pensionistë të cilët marrin më pak se 20 000 lekë në muaj do të përfitojnë bonus 10 000 lekë, ndërkohë që bonusin prej 5 000 lekësh do ta përfitojnë 209 987 pensionistë që përfitojnë një pension pleqërie më të lartë se 20 mijë lekë në muaj.
Ky bonus i dytë pas atij të fundvitit, do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave vjetore të pensionistëve. /j.p/
