Malaj: Në prehrin e Berishës u ul Veliaj, pastaj Rama. Unë deputeti i majtë i Vlorës
TIRANË- “Ju garantoj se Mandati im si i pavarur do të jetë mandati që Partia Socialiste nuk e ka marrë dot në Vlorë, pra fitorja ime e shton numrin e deputetëve të majtë në Vlorë”. Kështu u shpreh sot ne Facebook, Arben Malaj, deputet i PS që prej pak ditësh u vetëdeklarua i pavarur.
Malaj theksoi se kandidimi i tij është një model dhe jo një ambicie për karrige.
“Ju falenderoj të gjithëve ju që më keni mbështetur, bile edhe ju disave që jeni skeptik. Një falenderim i veçantë për median dhe njerëzit publik qe tek kandidimi im vlerësojnë krijimin e një modeli dhe jo ambicien për një karrige.
Do të jetë mandati i vlonjatëve për një vlonjatë, që gjithmonë ka ndjerë dhe shprehur mirënjohje për ju”.
Kurse sulmeve, Arben Malaj iu përgjigjet: “Sigurisht që ka edhe nga ata që me parapagesë kanë disa vite që më sulmojnë, shpifin, por ata janë pak dhe nuk duhet lejuar të bëhen asnjë më shumë.
Duhet të tregojmë se Vlora ka qenë dhe mbetet djepi i pavarësisë dhe i lirisë. Sa më shumë përfaqësues të saj të ndjehen të pavarur dhe të lirë në mendimet e tyre dhe në votën kundër neodiktatorëve dhe pro Shqipërisë europiane aq më i plotë dhe aq më pozitivë bëhet kontributi ynë i përbashkët dhe akoma më e madhe krenaria vlonjate. Do t’iu jem gjithmonë mirënjohës pavarësisht nga mandatet politike. Për të qenë njeri i mirë dhe për të kontribuar vetëm pozitivisht nuk ka nevojë për lista partie, por ka shumë nevojë për mbështetje dhe inspirim nga sa më shumë njerëz të mrekullueshëm të qytetit dhe vendit tim”.
Por, Malaj nuk ndalet vetëm në këtë deklaratë. Në profilin e tij në Facebook, ai debaton dhe me anëtarë të faqes që shprehen skeptikë për daljen të Malaj si i pavarur.
“Prehri i Berishës është i zënë, ishte rehatuar Veliaj kur sulmonte PS dhe pasi erdhi Berisha në pushtet, e mbylli gojën. Pasi u lodh Veliaj, u ul Rama duke i dhuruar ndryshimet kushtetutuese që unë nuk i votova. Askush nuk më bën dot pis, Berisha me luftoj pa fund dhe nuk më largoj dot nga politika, te njejten gjë do t’a provojnë edhe ata pseudosocialiste që mburren rrugëve të Tiranës. Të uroj të jeni sa më mirë pranë familjes, sesa në prehrat e bëra pis të atyre që nuk ju paragjykoj përse i parapëlqeni. Miqësisht Arbeni”, citon Malaj ne Facebook.
(d.b/BalkanWeb)