E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Nuk duhej ndryshuar neni 25

"Kjo shtesë ndryshon tërësisht konceptin e nenit 25, zgjeron veprimin e ligjit për persona të deklaruar të pafajshëm, pafajësi kjo që shprehet në vendimin e gjykimit në themel që do të japë vetë kjo gjykatë. Për më tepër që gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjes në themel prokurori dhe gjykata, bazuar në përcaktimet që bën Kodi i Procedurës Penale do të disponojnë edhe për sendet, pasuritë dhe çdo gjë tjetër të kundërligjshme që ka qenë objekt hetimi e gjykimi. Por ky nen shtesë, në këndvështrimin e të gjitha ndryshimeve të bëra më sipër, patjetër që duhet të jetë në këtë ligj, sepse duhet të justifikojnë disponimin e gjykatës edhe për rastet që përcaktohen në paragrafin 2 të nenit shtesë 2/2 se: "Person i dyshuar", është, pavarësisht koncepteve të përdorura në Kodin e Procedurës Penale, personi i dyshuar si pjesëmarrës në krimin e organizuar, pavarësisht faktit nëse ndaj tij nuk ka filluar, ka filluar, vazhdon ose ka përfunduar një procedim penal dhe që zotëron pasuri si rezultat i veprimtarive të paligjshme. Ky nen shtesë përligj edhe atë që thuhet në nenin 2/3, ku përcaktohet se: Masa parandaluese vendoset nga gjykata në një procedim gjyqësor ndaj pasurisë së personave të dyshuar, kur: a)ndaj tij nuk ka filluar një procedim penal që ka lidhje me pasuritë ndaj të cilave vepron ky ligj; c)ndaj tij ka përfunduar një procedim penal".

Neni 25
Vendimi i gjykatës për konfiskimin

1. Gjykata, brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës, sipas nenit 24 të këtij ligji, vendos konfiskimin e pasurisë së sekuestruar, për të cilën nuk vërtetohet prejardhja e ligjshme.
2. Vendimi i gjykatës për konfiskim mund të shpallet në një afat të mëvonshëm, por jo më shumë se 12 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës. Me kërkesë të prokurorit, gjykata mund të vendosë shtyrjen e këtij afati edhe për një periudhë tjetër njëvjeçare.
3. Në përcaktimin e afateve të parashikuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, gjykata mban parasysh kohën e pezullimit të gjykimit.

Neni 25/1
Pranimi i kërkesës për konfiskim
1. Gjykata vendos pranimin e kërkesës për konfiskimin e pasurisë edhe kur procedimi penal i filluar ndaj personit të dyshuar pushohet nga organi procedues për shkak:
• të pamjaftueshmërisë së provave;
• të vdekjes së personit të dyshuar;
• se personi nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet.
2. Gjykata vendos në të njëjtën mënyrë edhe kur deklaron të pafajshëm personin e dyshuar për shkak:
• të pamjaftueshmërisë së provave;
• se vepra penale është kryer nga një person që nuk mund të akuzohet ose dënohet;

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›