E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Kemi dorëzuar provat shtesë në Kushtetuese

Avokati i kërkesës ankimore të gjashtë partive opozitare për marrëveshjen Shqipëri-Greqi, Spartak Ngjela, konfirmoi dje se janë dorëzuar të gjitha dokumentacionet e duhura që u janë kërkuar pranë sekretarisë së Gjykatës Kushtetuese. Një javë më parë, gjykata u kërkoi gjashtë partive që të sjellin si dokumentacion shtesë statutet e partive si provë për të mbështetur kërkesën ankimore, ndërsa afati i dorëzimit është deri ditën e hënë në datën 9 nëntor. Në kërkesën ankimore të gjashtë partive i kërkohet Gjykatës Kushtetuese që të shohë nëse ajo është konform Kushtetutës. Në rast se Kushtetuesja pranon të shqyrtojë kërkesën, kjo do të thotë se miratimi i saj në Parlament pengohet deri në një vendim të anëtarëve të gjykatës. Për momentin, marrëveshja është hequr nga plani i miratimit në Parlament dhe duket se edhe Kuvendi është në pritje të vendimeve të Kushtetueses për të vepruar më tej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›