Malaj: Nuk fitohet pushteti me protesta radikale
"Mbetem në mbështetje të kërkesës konstante të ndërprerjes së bojkotit parlamentar të PS-së", theksoi Malaj, duke vlerësuar se "asnjë fitore e opozitës nuk mund të vijë me këto mënyra radikale".
"Nuk jam kundër protestave si një e drejtë legjitime dhe mjet demokratik për çdo forcë politike, por këto protesta të pasinkronizuara me opozitën parlamentare nuk e maksimiziojnë efikasitetin e veprimit politik të PS-së", tha më tej ai. Sipas tij, bojkoti i institucioneve është tejet radikalizues dhe çdo " fitore politike" nga qëndrime radikalizuese është e paqëndrueshme dhe krijon ciklin e krizave të përsëritura.
Gjithashtu deputeti socialist Malaj i ka bërë apel maxhorancës të marrë parasysh kërkesat e opozitës, pasi sipas tij , "zgjidhja përmes një dialogu duhet të jetë në të mirë të sfidave që ka përpara vendi ynë". "Nuk është në synimin e PS-së të krijojë paqendrueshmëri politike, apo përkeqësim të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend", thekson Malaj".
Në këtë kontekst ai shton se "duhet të kërkohet një zgjidhje jo vetëm për protestën e PS-së, por për demokracinë e vendit tonë, ku standardet e zgjedhjeve janë jetike".