Itali, nëna vret fëmijën 3-vjeçar
Gruaja e paidentifikuar ka përfituar nga mungesa e bashkëshortit, i cili kishte dalë që të blente pica për të ngrënë darkën. Kjo ngjarje është zbuluar nga një fqinj, i cili ka dëgjuar zhurma.
Më pas ai ka hyrë brenda, ku ka parë gruan e shpërfytyruar e cila ishte ulur dhe mbante në mes të duarve kufomën e fëmijës së pajetë. Ndërsa afër tyre ndodhej foshnja e sapolindur e nënës nga Curtarolo, e cila po flinte e qetë. Menjëherë pas ngjarjes nëna vrasëse është shtruar në një spital psikiatrik, ku edhe ka marrë ndihmën e parë.
Sipas hetuesve, kjo tragjedi është shkaktuar nga një krizë e fortë mendore, e cila mund të jetë shkaktuar pas lindjes së fëmijës së saj të fundit.