Plagosën rëndë dy vëllezër, pranga dy shtetasve
Kështu në prangat e policisë ka rënë shtetasi Alfred Kasi, 25-vjeç, banues në Kamëz Tiranë dhe Vladimir Hilaj, 25-vjeç, banues në Kamëz Tiranë.
Këto shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobta kanë plagosur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit vëllezërit Elez dhe Islam Dida, ngjarje kjo e ndodhur më datë 15 Maj 2009 në qëndër të Valiasit.
Kapja e tyre u realizua nga specialistët e seksionit Kundër Jetës dhe Shëndetit, sot në orët e para të mëngjesit në Kamëz Tiranë. Ndaj tyre u ekzekutua masa e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë Arrest në Burg për veprën penale “Plagosjes së rëndë me dashje”.