E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Pse s'vura fashen e zeze

"S'eshte elementi i duhur i nje opozite, qe duhet te jete forca politike e avantazheve"
Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj permes nje letre publike te derguar dje, sqaroi arsyet se pse ai nuk mori pjese ne momentin ku deputetet e grupit Parlamentar Socialist vendosen fashe te zeze ne goje. "Miqesisht duke respektuar cdo preference tuajen politike, me duhet te ndaj me ju arsyet pse nuk iu bashkova protestes me fashe te zeze qe koleget deputete, organizuan perpara deres se Parlamentit", fillon letren e tij, Arben Malaj, i cili njihet edhe si themelues i Levizjes per Mendimin Ndryshe ne Partise Socialiste. Me tej, anetari i Kryesise socialiste tha se ishte i pranishem me deputetet e tjere per te qene solidar me koleget e tij socialiste ne proteste. Por, ai thekson se nuk u bashkua ne protesten me fashe te zeze. "E para, se respektoj vendimin e cdo kolegu per menyren e te protestuarit, e dyta jo per te qene thjesht ndryshe, por ne menyre konsekuente kam theksuar se Partia Socialiste duhet ta bazoje rritjen e mbeshtetjes publike dhe politike nepermjet avantazheve te saj", theksoi Malaj. Ai vlereson se te gjithe shqiptaret meritojne me shume demokraci, me shume liri, me shume mireqenie, por edhe me shume shprese. Deputeti socialist shprehu bindjen se po shkon drejt nje krize te acaruar politike. Sipas tij, veprimet arbitrare dhe arrogante te kesaj mazhorance dhe te kryetares se Parlamentit, duket se e acarojne kete krize. Per zyrtarin e larte socialist, mazhoranca po tregon mungese pergjegjesie duke mos respektuar opoziten dhe duke penalizuar deputetet dhe mbeshtetesit e saj. Duke vijuar letren e tij te hapur, anetari i Kryesise se Partise Socialiste, tha se kolege deputete nga zona te ndryshme shprehen shqetesim qe policia po therret dhe po ushtron presion mbi organizatoret e protestave. Sic tha ai, ky eshte nje provokim i keq qe e shton tensionin politike ne zona te ndryshme te vendit. Eksponenti larte socialist vlereson se Partia Socialiste duhet ta bazoje strategjine e fitores tek avantazhet e saj, tek shpresa qe duhet te ofroje per te gjithe shqiptaret. "Rripi i zi ne krah apo ne goje, shpreh shqetesimet ne rritje per pasojat e perkeqesimit te demokracise dhe ekonomise, por per mua nuk eshte elementi i duhur i nje opozite qe duhet te jete forca politike e avantazheve dhe shpreses. Ju mirekuptoj ne qofte se do te keni vleresime dhe qendrime te ndryshme", perfundon letren e tij, deputeti i Grupit Parlamentar Socialist, Arben Malaj. Dy dite me pare, deputetet socialiste si rrjedhoje e vendimit te Byrose se Kuvendit te Shqiperise, ku perjashtohej prania e deputetit socialist Taulant Balla, per 15 dite nga aktivitet parlamentare dhe paralajmerohej deputeti tjeter Saimir Tahiri, ata vendosen ne grup bojkotimin e Kuvendit deri ne terheqjen e vendimit. Denis Dedej

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›