Mesazhet e BE, Rama: "Nuk do te terhiqem, prisni mosbindje civile " Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, nuk e ka kuptuar mesazhin e Ambasadorit te OSBE-se, Robert Bosh, i cili, te enjten i kerkoi ne menyre te qarte opozites qe te reflektoje gjate dhe thelle per veprimet e veta, te cilat tashme de fakto po demtojne procesin drejt nje sistemi demokratik modern. Deklarates se djeshme te Ambasadorit Bosch Rama i eshte pergjigjur duke thene se do te vazhdoje aksionin politik qe nisi pas zgjedhjeve te qershorit. Nderkohe, kreu i PS, tha dje se opozita ndodhet ne kushtet kur protesta eshte i vetmi mjet qe i ka mbetur popullit, deri ne mosbindje civile. "Ky eshte realiteti dhe ne rast se mos zbatimi i ligjit, kthehet ne norme per cdo kend dhe kudo, ku interesat e pushtetit bien ndesh me interesat e qytetareve, me interesat e cilit do grup interesi, me interesat e cdo shtrese shoqerore ne teresi, atehere jemi ne kushtet kur populli duhet te marre fatet e veta ne dore, jemi ne kushtet kur protesta eshte i vetmi mjet qe i ka mbetur popullit, deri ne mos bindje civile", paralajmeroi Rama. Deklarata e tij u be gjate nje bashkebisedimi me gazetaret nga selia roze, nga ku ne pergjigje te gatishmerise se kryeministrit Berisha, per t'u ulur sebashku me te ne tavoline, kryesocialisti tha se "nuk eshte kunder uljes ne tavoline me cdo instance". I pyetur per mungesen e opozites ne vendimmarrjen e Parlamentit nese ndikon ne cilesine e ligjeve, lideri i opozites tha se qytetaret e ketij vendi nuk vuajne nga ligje te shkruara keq, por vuajne nga ligje te pazbatuara. "Qytetaret e ketij vendi nuk vuajne nga fakti se Shqiperia nuk ka bere hapa perpara ne permiresimin e legjislacionit te saj, po vuajne nga fakti se Shqiperia ben perdite hapa mbrapa, ne respektimin e legjislacionit te vet", vleresoi Rama. Sipas tij, Shqiperia sot nuk vuan nga fakti se opozita nuk diskuton ne Parlament per ligjet, Shqiperia sot vuan nga fakti se nuk ka nje shtet te vendosur mbi ligjin, te ndare nga interesat e pushtetit dhe nje pushtet te dale nga vullneti i qytetareve i garantuar me ligj. Ai tha se kane diskutuar dhe miratuar me konsensus me palen tjeter, nje ligj per zgjedhjet dhe sot jane dy pale ne konflikt, per shkak te mos zbatimit te ketij ligji. Ndersa per shpjegimin e mosbindjes civile, kreu i socialisteve nuk preferoi te jape nje pergjigje, duke iu thene gazetareve se mund t'i drejtohen "Wikipedias". Per sa i perket procesit te dorezimit te Pyetesorit te vendit tone, kryetari i PS, tha se eshte nje moment qe duhet ta beje qeverine dhe te parin e asaj pune "te papaster", zotin Berisha te reflektojne. Ai kerkoi reflektim lidhur me domosdoshmerine per te rivendosur bashkerisht demokracine ne themelin e bashkejeteses qytetare e demokratike te ketij vendi dhe jo per te degraduar Parlamentin cdo here e me shume, deri ne shfaqje te shemtuara dhe te patolerueshme abuzimi me opoziten. I pyetur per zgjedhjet e ardhshme lokale, nese opozita ka nje platforme bazuar edhe ne situaten aktuale, lideri i selise roze tha se "eshte shume me afer zgjidhja sesa zgjedhjet lokale". "Asnjehere nuk kemi qene as si force politike, por as une personalisht si kryetari i partise me te madhe ne vend, kunder cfaredo lloj tryeze dhe cfaredo lloj diskutimi ne cilendo instance, por nderkohe per asnje cast nuk e kemi ndalur dhe nuk do e ndalim betejen tone ne rrugen e protestave deri ne rivendosjen e demokracise", u shpreh Rama, ne pergjigje te gatishmerise se shprehur nga Berisha. Kryesocialisti tha se kerkojne nje vend, ku Kushtetuta te jete ne themelin e nismave dhe te vendimmarrjeve te cdo institucioni dhe te cdo force te perfshire ne procesin politik.
Kryetari i PS: "Rritja ekonomike me 2009, zero per qind"
Ne fillim te komunikimit te tij me mediat, kryesocialisti vuri theksin tek ceshtjet ekonomike. Duke iu referuar, sipas tij "drejtperdrejt shifrave zyrtare kete here nga Banka e Shqiperise, praktikisht jemi sot ne kushtet kur mund te themi me plote gojen, se cka thame ne fund te vitit te shkuar ne, Partia Socialiste dhe opozita shqiptare, eshte plotesisht korrekte". "Qe rritja ekonomike ne vitin 2009 praktikisht ka qene 0 dhe po ashtu qe i gjithe trendi i grafikut te rritjes, vazhdon te shkoje drejt perkeqesimit ne renie", deklasoi Rama. Me tej, ai tha se "po ne reference te Bankes se Shqiperise duke trajtuar deficitin buxhetor, ku banka jep te njejten shifer qe jep edhe Ministria e Financave per vitin 2009. Nje shifer qe pa e kundershtuar ne e marrim si pike referimi, arrin lehtesisht ne konkluzionin se vene ne raport me inflacionin per vitin 2009 rritja ekonomike reale ne vitin e shkuar eshte 0 dhe nderkohe jo vetem eshte 0 si rritje e pergjithshme ekonomike e nje viti, por ka nje tendence renieje nen zero". Pra sipas tij, nje tendence drejt kalimit nga nje rritje ekonomike pozitive ne nje rritje ekonomike negative te vertetuar ne tre mujorin e fundit te vitit 2009 qe tanime eshte zyrtar me- 0.8%. "Perseri referuar shifrave zyrtare te analizuara pa asnje interpretim tjeter, pervec rruges aritmetike, fatura e ujit ne kryeqytet e verifikuar javen e fundit, jo nga nje, dy, tre apo kater, apo katermbedhjete raste, por nga teresia e fatures se shperndare eshte rritur 75%", nenvizoi kryesocialisti.