Malaj: Qeveria te rishikoje Buxhetim e 2009, antikrize
Opozita i ka kerkuar qeverise qe te rishikoje projektbuxhetin e vitit te ardhshem per te zbutur pasojat qe, sipas saj, do te sjelle kriza boterore ne ekonomine e vendit. Ish ministri i Financave, Arben Malaj, renditi disa prej kercenimeve qe mbart tkurrja e paralajmeruar e ekonomise per vitin e ardhshem. "Per vitin 2009 rritja ekonomike mund te jete me e vogel rreth 3.5 %, kjo do te sjelle me pak te ardhura ne buxhet duke rrezikuar nje deficit me te larte, kjo mund te rrise papunesine dhe varferine", u shpreh Malaj. Per te, buxheti i vitit 2009 vjen ne nje vit zgjedhjesh, por dhe ne kushtet e nje krize te perbotshme, e cila sipas FMN, mund te sjelle nje ngadalesim te forte te ekonomise ne Shqiperi. "Te gjitha keto rreziqe mund te menjanohen duke ulur abuzimet me fondet publike dhe korrupsionin si dy faktore qe gerryejne mbledhjen e te ardhurave", u shpreh Malaj. Shqetesim per te, eshte renia e te ardhurave ne fundin e vitit 2008 qe po kompensohet nga qeveria me mbledhje abuzive te te ardhurave nga doganat dhe tatimet. Projektet qe po celen ne prag te fushates elektorale do te rendojne zvarritjen e shume investimeve te nisura dhe te paperfunduara per disa vite rresht. "Buxheti vitit 2009 eshte buxheti i fundit i mandatit te PD-se, eshte buxheti i nje viti elektoral, eshte buxheti i nje viti ne krize ekonomike. Ky eshte buxheti i nje viti te mbingarkuar politik, te gjitha keto risqe mund te reduktohen vetem nese ndalohen abuzimet me fondet publike, luftohet realisht kontrabanda dhe korrupsioni qe po gerryejne te ardhurat buxhetore dhe xhepat e shqiptareve", deklaroi Malaj.