E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Rama, s’ndryshon sjellje

Denis Dedej

Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj, e sheh me skepticizem ndryshimin e sjelljes se Edi Rama me ardhjen serish ne krye te selise roze. Ne nje prononcim te dhene dje per gazeten “Koha Jone”, zyrtari i larte socialist sqaron se mbi kete ceshtje nuk flitet me per ardhjen e Rames ne krye, por flitet me mbetjen. “Zakonisht mbetjet nuk jane tregues cilesor”, sqaron Malaj. Duke e percaktuar si jo te moralshme kandidimin e tij, eksponenti socialist, nuk sheh nje perfitim nga rizgjedhja e ish-kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Per te, ne Kongresin e Jashtezakonshem qe do te zhvillohet me 29 gusht, duhet te merret parasysh ky fakt dhe kostoja qe i krijohet kesaj force politike. Marrjen parasysh te pasojave, deputeti socialist nuk ua kerkon t’i kene parasysh vetem delegatet socialist, por nje fakt te tille per koston qe krijohet Partise Socialiste, duhet ta kete parasysh edhe vete Edi Rama. “Une nuk ndjehem mire per te deklaruar kete fakt, por ne Partia Socialiste nuk e mban parasysh kete fakt dhe nese Edi Rama nuk mban parasysh faktin e kostos qe i krijon forces se tij politike, duke rikandiduar jashte nje morali per te cilen u lodh 4 vjet, sfidat e Partise Socialiste behen gjithmone e me te veshtira”, ben te ditur Arben Malaj. I pyetur per te ardhmen politike te Partise Socialiste dhe mundesine e fitimit te sfidave gjate rruges se saj, ne rast se do rizgjidhet serish Edi Rama, zyrtari socialist thekson se do te jete nje faktor jo i paket per te veshtiresuar fitoren e socialisteve. “Kredibiliteti i liderit eshte nje element i rendesishem i suksesit”, sqaron anetari i Kryesise se selise roze. Ai gjithashtu ka rikujtuar fushaten e bere nga kryesocialisti gjate zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, ku njekohesisht theksonte se do te mbante pergjegjesite e tij politike ne rast se do te humbte betejen. “Rikandidimi i Rames pas nje fushate qe ai e luftoi me idene lider absolut qe do te mbaje pergjegjesi absolute per humbjen, eshte nje faktor jo i paket per te veshtiresuar fitoren e Partise Socialiste”, nenvizoi Malaj. Pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare dhe me humbjen e socialisteve, keta te fundit kane shprehur kritikat e tyre dhe pakenaqesite per liderin Edi Rama. Hapur ne kritikat te drejtuar nga liderit qe kryesonte Partine Socialiste gjate zgjedhjeve, jane shprehur Arben Malaj dhe Ben Blushi. Te dy eksponentet politik kane nisur prej disa kohesh takime me delegatet e Kongresit te Jashtezakonshem ne pothuajse te gjitha vendet qytetet e vendit per te marre mbeshtetjen e tyre mbi platformen qe do te paraqesin me 29 gusht.

RIKANDIDIMI

“Rikandidimi i Rames pas nje fushate qe ai e luftoi me idene lider absolut qe do te mbaje pergjegjesi absolute per humbjen, eshte nje faktor jo i paket per te veshtiresuar fitoren e Partise Socialiste”, theksoi Arben Malaj.

Platforma e Arben Malaj dhe prioritet kryesore te saj

Me afrimin e dates se Kongresit te Jashtezakonshem te Partise Socialiste, eksponente te kesaj partie do te paraqesin platformat e tyre per te ardhmen dhe ndryshimet e nevojshme ne statutin e socialisteve. Nderkaq, i pari qe ka shpallur kandidaturen e tij per kryesimin e selise roze eshte deputeti i kesaj partie prej 4 mandatesh, Arben Malaj. Ky i fundit, eshte ne perfundim te platformes se tij per ta paraqitur ne Kongresin e 29 gushtit, ku modernizmi i kesaj force politike, eshte shtylla kryesore ku bazohet programi i tij. Gjithashtu, ne platformen qe do te paraqitet nga anetari i Kryesise socialiste, nje nga prioritet kryesore do te jete efikasiteti brenda institucioneve. Ne thelbin e saj, kjo platforme, sipas vizionit te Malaj, do te synoje nje parti politike me demokraci te brendshme dhe institucione te brendshme sa me te forta dhe sa me bashkekohore. Qe do te thote, sipas tij, jo lider me pushtet absolut ne emer te pergjegjesise absolute te humbjes, por institucione partiake me autoritete te qarta dhe te imponueshme qe e lehtesojne fitoren. Po keshtu, ai parashikon nje moment te dyte, qe do te jete filozofia e zgjerimit te aleancave brenda spektrit politik, me faktoret sociale, sindikatat, konfederatat, grupet e ndryshme sociale, komunitetin e biznesit, studentet etj. Zgjerimi i aleancave politike, forcimi i kredibilitetit te ketyre aleancave dhe koalicioneve, rritja e efikasitetit politik te tyre, do te jete nje shtylle e rendesishme e kesaj platforme. Ne platformen “Malaj”, qartesimi i strategjise per rritjen e efikasitetit te opozites per sfidat e vendit brenda institucioneve kushtetuese dhe perballe mazhorances ne keto institucione, eshte nje element shume i rendesishem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›