LSI, merr anetarin e KQZ-se
Levizja Socialiste per Integrim merr edhe “dhuraten” e pare si aleate e qeverise se djathte. Si partia e dyte, pas PD-se ne Kuvend ne koalicionin e djathte tashme, LSI do te marre dhe ate per te cilen luftoi kaq shume dhe madje u prish me PS-ne, nje anetar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ne baze te Kodit Zgjedhor, qe LSI e kundershtoi aq ashper, ndarja e anetareve te te Komisionit me te larte zgjedhor behet ne baze te nje formule te tille. Dy anetare, propozohen nga partia qe ka numrin me te madh te vendeve nga partite e shumices parlamentare, pra nga Partia Demokratike. Ndersa dy anetare, nga partia e opozites parlamentare qe ka numrin me te madh te vendeve ne Kuvendin e Shqiperise, ajo socialiste. Anetari i peste, perzgjidhet nga partite e vogla politike te spektrit te djathte, perjashtuar Partine Demokratike qe eshte me e madhja. Ne radhe, rezulton se pas PD-se, per numrin e deputeteve eshte LSI, e cila fiton te drejten e dhenies se kandidaturave per nje vend ne KQZ. Kete privilegj, do e perfitoje edhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Si e vetmja parti e vogel politike qe vjen pas asaj socialiste ne Kuvend, PBDNJ ne baze te kodit zgjedhor, do te kete te drejten te propozoje kandidaturen e gjashte per anetarin e KQZ-se. Keshtu, ne zbatim te ligjit zgjedhor, rezulton se do te kete se shpejti edhe nje riformatim te KQZ-se. Ne baze te tij, preket mandati i dy anetareve aktuale te ketij komisioni, qe jane zgjedhur nga Partia Republikane dhe ajo Socialdemokrate, si dy partite e vogla qe para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare, kishin numrin me te madh te deputeteve ne Kuvend. Raporti i ndryshuar pas zgjedhjeve ne perfaqesimin e partive politike ne Kuvend, do te ndryshoje edhe perberjen e KQZ-se. Kur per PBDNJ-nje kjo eshte nje pervoje e re, per LSI-ne eshte vertete nje fitore. Pikerisht per heqjen e anetarit te saj kohe me pare ne KQZ dhe per ndryshimin e Kodit Zgjedhor, kjo force politike, jo vetem qe shkeputi ne menyre drastike marredheniet me Partine Socialiste, por hyri edhe ne greve urie. Tashme, me kater mandate deputetesh te fituar ne zgjedhje dhe ne aleance me PD-ne ne pushtet, LSI e merr lehtesisht kete te drejte, duke ja hequr Partise Republikane, e cila siguroi vetem nje mandat ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Per numrin e madh te mandateve, LSI nuk do te toleroje qe nje mundesi e tille te mos i jepet nga PD. Duke marre parasysh ketu edhe faktin qe mandatet e LSI-se, i japin demokrateve me shume se 71 vota ne kuvend, pra numrin e duhur per te qeverisur. Ne nje kohe, kur e vetme PD ka 68 mandate. Ne total e djathta, pa LSI-ne ka 70 mandate, duke i shtuar ketu nje mandat te PR dhe nje te PDI.
Kodi Zgjedhor
Neni 14
Zgjedhja e anetareve te KQZ-se
1. Kuvendi i Shqiperise zgjedh anetaret e KQZ-se sipas kesaj procedure:
a) 2 anetare propozohen nga partia qe ka numrin me te madh te vendeve nga partite e shumices parlamentare dhe 2 anetare nga partia e opozites parlamentare qe ka numrin me te madh te vendeve ne Kuvendin e Shqiperise;
b) subjektet propozuese, ne fazen e perzgjedhjes, paraqesin jo me pak se dy kandidatura per secilen vakance. Kryetaret e grupeve parlamentare te subjekteve propozuese perzgjedhin kolegjialisht 4 kandidatura, ne perputhje me kriteret e parashikuara ne shkronjen “a” te kesaj pike. Subjektet propozuese te shkronjes “a” perzgjedhin nje kandidature nga secila gjini;
c) kandidaturat e perzgjedhura sipas shkronjes “b” te kesaj pike i paraqiten Kuvendit per miratim;
c) anetari i peste i KQZ-se zgjidhet nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te shumices parlamentare, perjashtuar partine me te madhe te grupimit te shumices. Anetari i gjashte i KQZ-se zgjidhet nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te opozites parlamentare, perjashtuar partine me te madhe te opozites. Grupimi propozues paraqet nje liste me jo me pak se dy kandidatura per vakancen perkatese.
Kuvendit i paraqitet per votim lista e kandidateve qe ka siguruar numrin me te madh te nenshkrimeve mbeshtetese te deputeteve te grupeve respektive parlamentare te shumices dhe opozites parlamentare, perfshire edhe deputetet e dy partive me te medha te secilit grupim. Ne rast se dy apo me shume lista sigurojne numer te njejte nenshkrimesh mbeshtetese, te gjitha kandidaturat e perfshira ne keto lista futen ne votim.
2. Votimi per zgjedhjen e anetareve te KQZ-se, sipas ketij neni, zhvillohet ne nje dite te vetme.