E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, ne shtator vleresim per zgjedhjet

Shqiperia, nuk do ti shpetoje as analizes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, institucion i cili do te vleresoje zhvillimin e zgjedhjeve te 28 Qershorit. Asambleja e KE-se, pritet te jape ne 28 shtator, vleresimin nese zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi, u zhvilluan sipas standardeve te kerkuara evropiane apo jo. Ne sesionin qe do te nise ne 28 shtator ne Strasburg, Asambleja parlamentare e Keshillit te Evropes, ka ne axhenden e tij edhe vleresimin per zgjedhjet ne vendin tone. Axhenda zyrtare, eshte publikuar ne faqen e internetit te Keshillit te Evropes. Ne te thuhet se, raportuese e monitorimit te bere per zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, ne Shqiperi, do te jete zonja Korin Jonker, e cila ka qene dhe kryetarja e delegacionit te kesaj Asambleje. Pas degjimit te raportimit, Asambleja do te jape vleresimin per Shqiperine, ne kete sesion. Nota qe do te jape kjo asamble per Shqiperine, do te kete jo pak ndikim ne rrugen e vendit tone drejt integrimin ne Bashkimin Evropian. Ne vecanti ne kete moment, kur vendi yne ka aplikuar per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Nderkohe qe nga ana tjeter, eshte ne pritje te lehtesimit te procedurave per marrjen e vizave, deri ne liberalizimin e plote te tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›