E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj-Rames: Nuk kandidoj per deputet ne Kukes Qamil Xhani



Deputeti dhe anetari i Kryesise se Partise Socialiste, Arben Malaj, kundershton cdo kandidim te mundshem te tij ne zgjedhjet e ardhshme ne Qarkun e Kukesit. I deleguar pak dite me pare nga Asambleja Kombetare e PS-se, per te punuar ne kete qark, Malaj pranon detyren, por shprehet se nuk do te pranoje qe te garoje ne kete zone, ne zgjedhjet e 2013-es. “Ndersa e kam pritur me shume deshire dhe do te punoj me shume perkushtim ne kete zone, ne asnje rast, nuk do te synoj dhe nuk do te pranoj te jem perfaqesuesi i tyre ne listen per deputet te Qarkut Kukes”, thote Malaj. Ai argumenton se socialistet e kesaj zone, si te gjithe zonat e tjera, duhet te kene perfaqesuesit e tyre ne Kuvend. “Ky qendrim ka te beje me vleresimin maksimal qe kam per socialistet, mbeshtetesit e tyre dhe qytetaret ne kete qark, te cilet meritojne te inspirohen, meritojne te degjohen dhe mbeshteten, meritojne te perfaqesojne ne menyre me te drejtperdrejte dhe me te plote, zonen e tyre ne Parlamentin e Shqiperise”, shprehet Malaj ne pergjigje te pyetjeve qe i kane derguar qytetaret ne faqen e tij te internetit. Malaj argumenton me tej qendrimin e tij, me faktin se lista proporcionale e ben te domosdoshme perfaqesimin e qarqeve me deputete qe kane lidhje me te forte me votuesit e zones. “Keto zona duhet te rrisin cilesine e drejtuesve partiak dhe te qeverisjes vendore. Rruga me e mire per kete eshte mbeshtetja me e madhe e perfaqesuesve te tyre ne forumet partiake, ne Parlamentin e vendit dhe ne funksione qeverisese te niveleve te ndryshme te saj. Ky qendrim, me kete kendveshtrim pozitiv, nuk behet per te ‘qetesuar’ kandidatet potenciale per deputet te Qarkut te Kukesit, por per te nxitur sa me shume socialistet per te pasur mundesi konkrete promovimi”, thote Malaj. Ne aspektin e detyres partiake per forcimin e strukturave te PS-se, Malaj shprehet se ndjehet i vleresuar qe do te punoje ne Qarkun e Kukesit. “Si anetar kryesie, i votuar nga Asambleja Kombetare e PS-se, ndjehem i vleresuar per te punuar me socialistet dhe mbeshtetesit e tyre ne Kukes, Tropoje dhe Has. Do te mundohem qe se bashku me kolegun Besnik Bare dhe te deleguarit e AK-se, te maksimizojme energjite dhe perkushtimin tone per te fituar ne zgjedhjet parlamentare te 2013-es”, shprehet Malaj. Ne lidhje me kandidimin ne zgjedhjet e ardhshme, ai thekson se sukseset e tij politike jane te lidhura me Vloren dhe lidhja me kete zone, nuk eshte vetem politike. “Me Vloren, nuk me lidh vetem mandati i deputetit, nuk me lidh vetem perfaqesimi politik, por e gjithe jeta ime. Eshte nje dashuri reciproke. Ata me kane besuar perfaqesimin politik te tyre dhe une ju kam sherbyer dhe do t’ju sherbej kurdohere me shume dashuri dhe me shume mirenjohje ne cdo mandat qytetar, profesional dhe politik. Ky reciprocitet thellesisht njerezor, pa asnje fodullek dhe distance artificiale me cdo qytetar ne kete qark, do te vazhdoje te na mbaje te lidhur sot dhe ne te ardhmen”, shprehet Malaj. Ai shton se ne rrethin e Delvines, ka arritur t’i dhuroje fitore Partise Socialiste. “Jam shume i kenaqur qe punoj drejtperdrejt me socialistet e rrethit te Delvines, me te cilet arritem nje fitore bindese ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 dhe permiresuam ne menyre te konsiderueshme rezultatet elektorale te zgjedhjeve vendore 2011. Fitorja nuk quhet e plote pa fitoren e Bashkise se Delvines, ku edhe pse morem rreth 400 vota me teper se ne vitin 2007, nuk arritem te fitonim kryetarin e bashkise”, shprehet Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›