Raportuesi per Shqiperine: Politika juaj e jashtme, shume e mire
Raportuesi i CDU-se per Shqiperine, Roderich Kiesewetter (Kiseveter) ne nje interviste dhene dje per radion Deutsche Welle vlereson arritjet e Shqiperise gjate 20-vjecarit te fundit dhe shton se vendi yne ende ka shume hapa per te bere. Raportuesi foli gjate ne intervisten me DW, per perparime ne nje periudhe 20 vjecare. Ai komentoi edhe se vendet e Ballkanit kane kaluar neper luftera por po ia kalojne Shqiperise ne rrugen drejt BE-se. Mbi kete fakt, z. Kiesewetter tha: “Po, por Shqiperia ka nje politike te jashtme shume te mire. Shqiperia balancon mes Beogradit dhe Ankarase. Ajo perpiqet shume qe shqiptaret e Kosoves te jene te qete e te mos kene lakmi per Shqiperine e Madhe”.
Dhe duke mbetur tek ky argument, z. Kiesewetter komenton dhe aktivitetin e Aleances KuqeZi duke e konsideruar ate si “kercenues”, duke shpresuar sic thote “qe partite ekzistuese do te bejne gjithcka qe popullsia te mos bjere ne kurthin e tyre”.
“Eshte shume e lehte te jesh populist, populiste te djathte ne shohim ne Holande, ne Finlande dhe Suedi, kemi edhe ne Gjermani, ne Saksoni, qe thone se fondet jane vetem per gjermanet: Rreziku eshte se ne kohe krizash populizmi nxit tendencat nacionaliste. Une apeloj qe bashkepunimi nderpartiak te permiresohet e qe ligjet qe jane te nevojshme per BE-ne te miratohen me shpejtesi”, - tha z. Kiesewetter ne vijim te ketij argumenti.
***
Duke komentuar faktin se kryetarja e parlamentit shqiptar ndodhet per nje vizite zyrtare ne Gjermani, ai tha se “kjo eshte nje reklame shume e mire per Shqiperine” dhe shtoi: “Shqiperia duhet te jete me e pranishme ne opinionin gjerman. Eshte e rendesishme me qellim qe ne Gjermani dhe ne Evrope te mos krijohet ndjesia e lodhjes kundrejt zgjerimit dhe qe popullsia jone ta dije qe bashkimi i Evropes do te marre fund vetem kur te gjitha vendet ballkanike te jene bere anetare te BE-se. Kjo do te zgjase edhe shume vjet, por ne te gjithe do ta perjetojme”.
Pavaresisht nga ndjesia e lodhjes ndaj zgjerimit te qytetaret e BE-se, Shqiperia duhet te plotesoje detyrat saj. Ne kete pike, z. Kiesewetter evidenton sfidat e vendit tone: “Une mendoj se popullsia ne Shqiperi e di shume mire se per cka behet fjale: Pra qe te luftohet korrupsioni ne shoqerine shqiptare, te luftohet krimi i organizuar dhe qe te sundoje shteti juridik si ne gjyqesi ashtu edhe ne shendetesi. Qe te mos shkoje dikush te bleje me para nje sherbim te mire shendetesor duke i anashkaluar te tjeret dhe qe proceset gjyqesore te mos influencohen nga asgje tjeter, vec normave juridike”.
Ne kete kuader ai jep dhe keshille per palet politike: “Te gjitha partite ne parlamentin e Shqiperise duhet ta kuptojne se bashkepunimi eshte me i mire se perplasja. Vetem keshtu Shqiperia do te arrije ate pjekuri politike qe i nevojitet per anetaresim ne BE. Nuk ndihmon bllokada, por bashkepunimi, sepse sfidat jane shume te medha per te gjithe Evropen: Ne jemi vetem 500 milione njerez dhe ne konkurrojme kunder 1,3 miliarde kinezeve, 1,2 miliarde indianeve, 400 milione indonezianeve e qe te gjithe keta jane duke u rritur ekonomikisht. Evropa edhe deshiron te mbetet ne tregjet boterore, por edhe te jetoje ne liri, tolerance, drejtesi, demokraci dhe pergjegjesi dhe ne te njejten kohe jetesa ne te duhet t'ia vleje. Pra sfidat jane shume te medha”.
Nisur nga keshilla qe jep, z. Kiesewetter, pergjigjet edhe per pyetjen “si mendoni se mund ta arrijne partite shqiptare ate bashkepunim per te cilen flisni ju?: “Kete mund ta arrijne vetem shqiptaret. Nuk me takon mua si i huaj qe te jap keshilla, kjo eshte si te shesesh mend. Nuk me duket se ka ndonje vlere. Ka shume shitmendes ne Evrope. Ajo cka ka vlere, sipas mendimit tim, eshte qe te rinjte e Shqiperise te dalin jashte e te udhetojne. Por edhe dicka tjeter eshte shume e rendesishme: Ka kaq shume te rinj me shkolle, qe jane kualifikuar jashte shtetit: Ata duhet te kene nje shans qe te punojne ne shtet ne menyre afatgjate e jo te nxirren nga puna mbas nje gjysme ose nje viti kur te ndryshoje administrata. Eshte me rendesi qe te ndertohet nje aparat i mire nepunesish e qe sipermarrjet te kene punonjes te cilet nuk e nderrojne shpesh vendin e punes”.
Ne vijim te ketij argumenti, z. Kiesewetter foli dhe per raste konkrete: “Per shembull, nje i ri shtroi ketu pyetjen, se sa nga te rinjte qe jane shkolluar jashte shtetit kane pasur rastin qe te marrin persiper pergjegjesi ne Shqiperi. Shifrat duhet te thuhen hapur. Ceshtja tjeter eshte se kur investojne firmat e huaja e kur ka ndonje gje qe s'ecen, te mos u duhet te paguajne me shume para neper ca fonde ndihmese, por te kene shansin qe sipas te drejtes dhe ligjit te hyjne ne treg dhe te shesin prodhimet e tyre. Sigurisht qe eshte e rendesishme qe ne BE te njihen perparimet e medha qe ka bere Shqiperia, por kjo nuk do te thote se nuk duhen bere edhe shume hapa te tjera perpara. Eshte mbreselenese ajo cka ka ndodhur ne 20 vitet e fundit ne Shqiperi, por Shqiperia nuk ka arritur aq sa per t'u bere kandidate”.