Rama, te rinjve: Politika eshte seleksionim i pameshirshem
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar dje nje takim me aplikantet per Akademine Politike te selise roze. Ne fjalen e mbajtur para te rinjte, Rama ka bere apel per nje politike ndryshe, tek e cila duhet te besojne te rinjte. Duke folur para 583 aplikanteve, Rama ka folur dhe per ata qe s’do pranohen ne akademi, duke theksuar se gara eshte pjese e politikes dhe nje seleksionim i pameshirshem. “Deshiroj t’u them te gjithe atyre qe s’do te jete mundesia t’u jepet e drejta per te hyre ne kete akademi, se nuk duhet te trishtohen. Politika eshte edhe kjo. Eshte gare. Eshte konkurrence e forte. Eshte seleksionim i pameshirshem. Kush thyhet, nuk can dot perpara ne rrugen per ta bere politiken art te jetes se vet, menyre te jetuari, me problemet qe politika duhet te zgjidhe, mundesi karriere, per te realizuar ambicie krejt legjitime”, u shpreh Rama. Kreu i selise roze u shpreh se “gara fillon kur cohesh nga vendi dhe merr fjalen”. Ai u shpreh se ata duhet te besojne te politika, por jo tek ajo qe shohin sot. “Dua t’ju shpreh sot, bindjen time se politika nuk eshte kjo qe shihni perdite dhe data-dites, gjeja pa shije qe ju zhgenjen e neverit papushim me shterpesine dhe me batakcillekun e saj. Perkundrazi, politika vete eshte ne te vertete dicka krejt tjeter. Politika ne vetvete eshte fisnike dhe e afte per te prodhuar transformime qe s’do kishin ndodhur kurre ne historine e njerezimit pa fuqine e saj”, u shpreh dje Rama. Ai ka ftuar te rinjte qe te behen pjese e politikes, duke theksuar se eshte politika ajo qe gjithmone do te merret me njerezit. “Kam degjuar shpesh te rinj qe thone “nuk merrem me politike” apo me keq “s’dua t’ia shoh bojen politikes”. Gabim. Sepse politika nderkohe merret perdite me ju dhe me secilin qe kujton se i shpeton duke mos u marre me te”, u shpreh Rama. Duke folur para te rinjve, Rama ka theksuar se pjesemarrja ne politike eshte nje mundesi per me shume te ardhme per te gjithe qytetaret. “Te merresh me politike do te thote te respektohesh. Te vleresohesh si qytetar, me liri e te drejta kushtetuese. Si njeri me interesa private, publike e sociale. Si pjese e nje grupi apo e nje kategorie shoqerore, qe kerkon zgjidhje per problemet e veta. Te merresh me politike do te thote te kerkosh te sherbehesh denjesisht nga shteti, nga institucionet, nga te zgjedhurit, ashtu sic ti mendon se e meriton”, tha ai. Kreu i PS-se ka folur dhe per projektin e Akademise Politike te PS-se, duke theksuar se eshte nje pervoje qe u ka vlejtur shume te rinjve. “Akademia jone Politike eshte ne vitin e saj te dyte dhe kete vit, do te kete nje program me te gjere, si edhe lektore te huaj bashke me lektoret tane. Viti i pare ishte nje sprove e vertete. Paraardhesit tuaj mesuan dicka prej nesh. Po edhe ne mesuam jo pak prej tyre”, tha ai.