E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Rekord investimesh të huaja në Shqipëri

TIRANË, 29 prill/ATSH-Maela Marini/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se Shqipëria ka njohur një nivel rekord investimesh të huaja, ku vetëm në 9-mujorin e parë të vitit 2025 kapën shifrën e 1,6 miliardë eurove.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Malaj iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi impaktin që do të ketë në ekonominë e vendit marrëveshja trepalëshe Shqipëri-Greqi-SHBA në fushën e energjisë, e nënshkruar dje në Tiranë.

“Nëse flasim për investime të huaja në vlerën 6 miliardë, apo 600 milionë euro, që parashikon kjo marrëveshje, këto janë investime që natyrisht ndodhin në territorin shqiptar. Nëse do t’i referohemi investimeve të huaja që ndodhin në Shqipëri, vetëm në 9-mujorin e parë të vitit 2025 ka qenë një nivel rekord investimesh të huaja në Shqipëri prej rreth 1.6 miliardë eurosh”, tha Malaj.

Ndërkohë ministri theksoi se edhe investimet në kuadër të kësaj marrëveshjeje janë një shtesë e investimeve të huaja që ndodhin në Republikën e Shqipërisë.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›