E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 817 mijë pasagjerë përmes Rinasit në janar, Milano dhe Londra destinacionet më të kërkuara

TIRANË, 29 prill/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) regjistroi gjatë muajit mars mbi 817 mijë pasagjerë dhe 4708 fluturime drejt 80 destinacioneve në 27 shtete.

Sipas të dhënave të TIA-s, pesë destinacionet më të kërkuara gjatë muajit janar ishin: Milano, Londra, Roma, Piza dhe Bolonja.

Këtë muaj rrjetit iu shtuan edhe destinacione të reja si Santanderi, Dublini, Liverpuli, Billundi, Bratislava dhe Ankaraja.

TIA mbetet porta kryesore ajrore e Shqipërisë, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për një numër gjithnjë në rritje pasagjerësh.

Sipas statistikave të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, TIA mirëpriti 11,6 milionë pasagjerë në 2025, duke shënuar një rritje prej 8,7% krahasuar me vitin 2024.

Gjatë vitit 2025, u shtuan 15 destinacione të reja dhe 7 linja ajrore partnere.

1 nga 2

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›